Kërko

Papa: Shën Agustini na mëson të duam vëllezërit

Vatican News

Papa Leoni XIV i ka drejtuar një përshëndetje spontane (pa tekst të shkruar) vëllezërve augustinianë, pak përpara se të hynte në Bazilikën e Shën Pjetrit në "Ciel d’Oro" në Pavia. "Shën Augustini na mëson të jetojmë atë që na mësoi Jezu Krishti: të duam Zotin dhe të duam vëllezërit, – nisi fjalën e tij Papa. – Kur e pyetën se cila është më e rëndësishme, ai u përgjigj në bazë të asaj që është shkruar, pra të duam Zotin; megjithatë, ne nuk mund ta dimë nëse po e duam Zotin nëse nuk duam vëllezërit".

Papa Leoni XIV vijoi më tej duke vënë theksin te vlera e dashurisë së krishterë: “Dashuria vëllazërore dhe bamirësia ndaj të gjithëve janë aq të rëndësishme, saqë sot ky mesazh i i Jezu Krishtit dhe i Shën Augustinit është tejet i rëndësishëm për botën. Le të jemi të gjithë vërtet kjo shenjë e dashurisë dhe e bamirësisë në botë, dhe le të dimë të jetojmë faljen, pajtimin dhe paqen”. Papa e mbylli fjalën e tij me një bekim: "Zoti ju bekoftë të gjithëve, faleminderit që jeni këtu”. Menjëherë pas kësaj, ai iu drejtua bazilikës në procesion së bashku me peshkopët e Lombardisë dhe etërit augustinianë, i brohoritur nga turma me thirrjet "Rroftë Papa Leoni".

20 qershor 2026, 16:21