Kërko

Ulja e helikopterit të Forcave Ajrore Italiane që mbante Papa Leoni XIV, gjatë vizitës së tij baritore në Pompei, më 8 maj të kaluar (foto arkivore). (@Vatican Media) Ulja e helikopterit të Forcave Ajrore Italiane që mbante Papa Leoni XIV, gjatë vizitës së tij baritore në Pompei, më 8 maj të kaluar (foto arkivore). (@Vatican Media)

Papa fillon vizita e tij baritore në Pavia dhe Sant'Angelo Lodigiano

Helikopteri i Papës u nis në orën XY. Do të mbërrijë në qytezën në jug të Milanos në orën 14:45. Atje Papa do të takohet me stafin dhe pacientët e Qendrës Kombëtare për Hadronoterapi Onkologjike dhe, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Ciel d'Oro, me realitete të ndryshme kishtare të dioqezës. Në komunën lodigiano, do të nderojë reliket e zemrës së Shën Franceska Cabrinit. Në Vatikan do të kthehet rreth orës 21:15.

Vatican News

Leoni XIV është nisur në fillim të pasdites së sotme, 20 qershor, në orën 13  nga helioporti i Vatikanit në drejtim të qytetit italian Pavia, ku do të kalojë ditën në një vizitë baritore në realitete të ndryshme të Kishës dioqezane. Mbërritja është parashikuar të bëhet rreth orës 14:45, në fushën e regbisë të CUS-it në Cravino. Nga këtu, Papa do të shkojë me makinë në Qendrën Kombëtare të Adroterapisë Onkologjike (CNAO) — një fondacion privat pa qëllim fitimi dhe një qendër e ekselencës botërore në kurimin e tumoreve — ku do të takojë drejtuesit, personelin mjekësor dhe disa fëmijë që janë në kurim, së bashku me prindërit e tyre.

Rreth orës 16:15, në Bazilikën e Shën Pjetrit në "Ciel d'Oro", Papa do të njihet me ipeshkvijtë, klerin, rregulltarët dhe diakonët e përhershëm. Në Bazilikën dioqezane do të zhvillohet gjithashtu edhe një kremtim i Fjalës së Zotit dhe nderimi i relikteve të Shën Augustinit. Rreth orës 17:30, në "Piazza Vittoria", Ati i Shenjtë do të mirëpritet nga qytetarët, disa autoritete dhe besimtarët.

Në orën 18:45 Papa do të ngrihet me fluturim nga Pavia për të mbërritur në Sant’Angelo Lodigiano. Prej këtu do të zhvendoset me makinë në Famullinë e Shën Antonit Abat dhe Shën Françeska Kabrinit, ku do të nderojë reliktet e zemrës së Shenjtes. Kthimi është programuar për në orën 19:45 dhe mbërritja në Vatikan parashikohet rreth orës 21:15

20 qershor 2026, 13:10