Kërko

Spanjë: Papa, vazhdoni të jeni tokë e takimi dhe solidariteti

“Popujt kanë mësuar se ligji duhet t'i shërbejë së mirës, se drejtësia ia kufizon hapësirën forcës dhe se pushteti ka nevojë për legjitimitet. Kanë mësuar se të varfrit janë pjesë e pandarë e shoqërisë, se i huaji duhet mirëpritur duke i respektuar dinjitetin dhe se jeta njerëzore nuk mundet në asnjë mënyrë të trajtohet si mall”, kështu pohoi, mes tjerash, Papa Leoni XIV në Kongresin e Deputetëve spanjollë.

R.SH. / Vatikan

Leoni XIV hyri sot në histori duke u bërë i pari Papa që mban fjalim përpara Kongresit të Deputetëve të Madridit, ku mbajti edhe fjalimin e tij më të gjatë që nga mbërritja në Spanjë. Ati i Shenjtë u prit në hyrjen kryesore të Palacio de las Cortes nga Kryetarja e Kongresit të Deputetëve, Francina Armengol, Kryetari i Senatit, Pedro Rollán Ojeda, si dhe nga gjashtë anëtarë të tjerë të Parlamentit (Cortes).

Papa Leoni XIV bëri sot një thirrje për respektin e të drejtave të migrantëve dhe të së drejtës ndërkombëtare gjatë fjalimit të tij historik para parlamentit spanjoll, duke treguar një nivel të ri pranimi të Kishës Katolike në një vend kryesisht laik. Në këtë fjalim të parë të një pape para ligjvënësve spanjollë, Papa amerikan theksoi se nevojitet një “rinovim moral” në parlament dhe në jetën publike për të garantuar respektin ndaj dinjitetit të çdo njeriu, përfshirë migrantët, të palindurit dhe më të pambrojturit.

Madhështia morale e një kombi matet mbi të gjitha nga aftësia e tij për të shoqëruar, mbrojtur dhe dashur jetët më të brishta,” tha Leoni.

“Kjo kombësi fisnike mos e humbtë kurrë kujtesën e rrënjëve të veta dhe as guximin për të parë drejt së ardhmes. Le të vazhdojë Spanja të jetë tokë e takimit, e kulturës, e solidaritetit dhe e shpresës. Dhe jeta e saj publike dita gjithmonë të bashkojë vendosmërinë e bindjeve me fisnikërinë e dialogut dhe madhështinë e shërbimit”. Kështu tha sot Papa Leoni XIV në Kongresin e Deputetëve spanjollë, në Madrid.

Jeta njerëzore nuk mund të trajtohet kurrë si mall tregtie

“Popujt kanë mësuar se ligji duhet t'i shërbejë së mirës, se drejtësia ia kufizon hapësirën forcës dhe se pushteti ka nevojë për legjitimitet. Kanë mësuar se të varfrit janë pjesë e pandarë e shoqërisë, se i huaji duhet mirëpritur duke i respektuar dinjitetin dhe se jeta njerëzore nuk mundet në asnjë mënyrë të trajtohet si mall”, kështu pohoi, mes tjerash, Papa Leoni XIV në Kongresin e Deputetëve spanjollë.

08 qershor 2026, 12:27