Papa Leoni XIV takohet me kryeministrin spanjoll Sánchez

Një bisedë e shkurtër paraditen e sotme, përpara fjalës së Papës në Kongresin e Deputetëve, në Madrid.

Vatican News

Përpara se t’i drejtohej Kongresit të Deputetëve për t'u takuar me anëtarët e Parlamentit spanjoll, paraditen e sotme të 8 qershorit – në ditën e tretë të vizitës së tij në Madrid – Papa Leoni XIV zhvilloi një takim të shkurtër me kryeministrin e vendit, Pedro Sánchez Pérez-Castejón.

Lajmin e bën të ditur Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë përmes kanalit të saj në Telegram, duke shtuar se pas takimit, Ati i Shenjtë përshëndeti edhe disa nga bashkëpunëtorët e tij. Ky takim privat zgjati rreth 20 minuta.

Gjatë takimit të mëngjesit të sotëm në Nunciaturën Apostolike, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez i dhuroi Papa Leonit XIV një bonsai ulliri. Ky dhuratë simbolike, që mbart në vete historinë, kulturën dhe ekonominë e Spanjës, gjen një gërshetim të përsosur mes traditës dhe inovacionit, duke respektuar rrënjët historike dhe avangardën teknologjike. Mbi të gjitha, ulliri është një simbol universal i paqes, dialogut dhe mirëkuptimit, si vlera thelbësore që Spanja dhe Vatikani i ndajnë së bashku.

08 qershor 2026, 12:39