Papa pret Presidentin e Republikës së Koresë
Vatican News
Papa Leoni priti në audiencë sot paradite, 15 qershor, në Pallatin Apostolik, në Vatikan, Presidentin e Republikës së Koresë, LEE Jae-myung. Kështu njofton një komunikate për shtyp nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.
Pas audiencës me Papën, Presidenti u takua në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, dhe me Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Gjatë bisedimeve u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Koresë, si dhe u vlerësua kontributi pozitiv që Kisha lokale ofron për shoqërinë koreane, veçanërisht në fushat e edukimit dhe të asistencës sociale. Më tej, palët bënë një pasqyrim të ecurisë së organizimit të Ditës së ardhshme Botërore të Rinisë, si dhe diskutuan edhe mbi disa aspekte të kontekstit rajonal dhe ndërkombëtar.
