Kërko

Papa Leoni me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany Papa Leoni me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled El-Enany

Papa Leoni pret Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s

Audienca u mbajt në Pallatin Apostolik dhe më pas vijoi me takimet në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit për Khaled Ahmed El-Enany Ali Ezz. Në qendër të bisedimeve ishin sfidat e sjella nga Inteligjenca Artificiale, dialogu si rrugë drejt paqes dhe vizita e ardhshme e Papës në Francë, në selinë e UNESCO-s.

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV priti sot paradite, 5 qershor, në Pallatin Apostolik, në Vatikan, Drejtorin e Përgjithshëm të UNESCO-s, Khaled Ahmed El-Enany Ali Ezz. Kështu njofton Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Më pas, Drejtori i Përgjithshëm të UNESCO-s u takua me kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, i shoqëruar nga imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

“Gjatë bisedave të përzemërta – thuhet në komunikatë – u vlerësuan marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Selisë së Shenjtë dhe UNESCO-s”. Pikërisht në shtator, siç u njoftua më 16 majin e kaluar nga Zyra e Shtypit, Papa Leoni XIV do të vizitojë selinë e agjencisë së Kombeve të Bashkuara gjatë udhëtimit të tij apostolik në Francë.

Në qendër të takimit, “u ndalua – shkruhet në komunikatë – te nevoja për të promovuar zhvillimin e gjithanshëm të njeriut përmes edukimit”. Ndër temat e trajtuara ishin gjithashtu edhe mundësitë dhe sfidat e sjella nga Inteligjenca Artificiale, si dhe u ritheksua rëndësia e dialogut midis kulturave të ndryshme “si një rrugë e privilegjuar për të promovuar paqen”.

05 qershor 2026, 12:49