Kërko

Papa: gëzimi nuk gjendet në mediat sociale, por në miqësitë e vërteta

Në një mesazh me video drejtuar Konferencës së 50-të Verore të Rinisë në Steubenville, Papa Leoni XIV zbulon "sekretin" se si t'i përballojmë rrethanat sfiduese me një buzëqeshje dhe i siguron të gjithë pjesëmarrësit se: "Nëse kemi bindjen e thellë se Zoti kujdeset për ne si për fëmijët e Tij të dashur, ne nuk do të humbasim qetësinë apo të dekurajohemi, madje as në situata të vështira."

Vatican News

Gëzimi i vërtetë "nuk gjendet në pajisjet elektronike, në kalimin e orëve para ekranit, ose në shfletimin e pafund të mediave sociale çdo ditë. Papa e pohoi këtë në një mesazh video, dërguar me rastin e 50-vjetorit të Konferencave Verore Rinore të Steubenville, Verë 2026, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto veprimtari shpesh ta humbasin kohën e çmuar, që mund të shpenzohej ndër çaste lutjeje në heshtje, në krijimin e miqësive të mirëfillta, në kalimin e kohës cilësore me familjen, në thellimin e fesë sonë, në studime ose në sporte". E thotë Papa Leoni XIV në një videomesazh dërguar me rastin e 50-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Gëzimi" - shton Papa - nuk duhet kërkuar kurrë në përdorimin e drogës, në abuzimin me alkoolin, në marrëdhëniet e shthurura, në veprime sipërfaqësore, në obsesionin me pamjen tonë, apo me çdo lloj sjelljeje të dëmshme.

Çuditërisht, nuk gjendet as në të mirat materiale si pasuria, bukuria, fama, e edhe shëndeti, sepse një ditë do t'i lëmë të gjitha këto pas.  Vetëm dashuria e Zotit mund të na japë gëzim të vërtetë dhe të përkryer. Nëse kemi bindjen e thellë se Zoti kujdeset për ne si bijtë e tij të dashur, nuk do ta lejojmë veten të shqetësohemi ose të çkurajohemi, madje as në situata të vështira".

20 qershor 2026, 11:56