Në një minutë: dita e katërt e Papa Leonit XIV në Spanjë

Pamjet ekskluzive të Vatican Media përmbledhin emocionet dhe momentet më domethënëse të ditës së katërt të udhëtimit apostolik të Papa Leonit XIV në Spanjë.

Vatican News

Dita nisi me takimin e ngrohtë me mijëra vullnetarë në qendrën IFEMA të Madridit, të cilët me përkushtimin dhe shërbimin e tyre kontribuan në mbarëvajtjen e kësaj vizite të Papës. Më pas, Ati i Shenjtë Leoni XIV u nis me avion drejt Barcelonës, ku programi vijoi me lutjen e Orës së Mesme në Katedralen e Shëna Kryqit dhe Shën Eulalisë.

Në mbrëmje, Papa kryesoi vigjiljen e lutjes në Stadiumin Olimpik “Lluís Companys”, një moment i fortë shpirtëror që mblodhi së bashku mijëra besimtarë në një atmosferë reflektimi, lutjeje dhe shprese.

Këto janë disa nga çastet më të rëndësishme të ditës së katërt të Papa Leonit XIV në kuadër të udhëtimit të tij apostolik në Spanjë.

09 qershor 2026, 12:21