Në një minutë dita e dytë e Papës në Madrid
Pamje ekskluzive nga "Vatican Media" që tregojnë mbërritjen dhe takimet e Leoni XIV në Spanjë, në ditën e dytë të udhëtimit të tij të katërt apostolik.
R.SH. / Vatikan
Nga Mesha e Shenjtë kremtuar në "Plaza de Cibeles" përpara më shumë se një milion besimtarëve, te takimi me botën e kulturës në "Movistar Arena", duke kaluar përmes përqafimit me rregulltarët augustinianë spanjollë. Këto janë momentet e ditës së dytë të Papa Leonit XIV në Madrid të Spanjës, në kuadër të udhëtimit të tij të katërt apostolik, i cili do të prekë edhe Barcelonën dhe Ishujt Kanarie.
08 qershor 2026, 09:32
