Në një minut, përmbledhja e udhëtimit apostolik të Papës në Spanjë
Pamjet e fundit të Vatican Media përmbledhin çastet më domethënëse e më emocionale të Leonit XIV në Spanjë: shtatë ditë intensive të kaluara në Madrid, Barcelonë dhe në Ishujt Kanarie, e edhe shumë pamje historike, si inaugurimi sugjestiv i Kullës së Jezu Krishtit në Bazilikën e Sagrada Familia dhe takimet me organizatat e integrimit të migrantëve.
R.SH. / Vatikan
Pamjet e Vatican Media me ngjarjet e qëndrimit tetëditor të Papës Leoni XIV në Gadishullin Iberik, duke përfshirë Madridin, Barcelonën dhe Ishujt Kanarie. Nga takimi me bashkësitë dioqezane në stadiumin Santiago Bernabéu, në Madrid, deri në inaugurimin e Kullës së Jezu Krishtit në Bazilikën e Sagrada Familia, në Barcelonë, imazhe që janë parë në mbarë botën. Për më tepër, në arkipelag u zhvilluan takime prekëse me migrantët dhe organizatat e përfshira në mirëpritjen e tyre.
13 qershor 2026, 13:17
