Papa Leoni XIV në avionin ushtarak Falcon të ofruar nga Mbreti Felipe VI i Spanjës për fluturimin Tenerife - Romë Papa Leoni XIV në avionin ushtarak Falcon të ofruar nga Mbreti Felipe VI i Spanjës për fluturimin Tenerife - Romë

Leonit XIV mbërriti në Romë, përfundoi udhëtimi në Spanjë

Mbrëmë në orën 23:05, avioni ushtarak Falcon i vënë në dispozicion nga mbreti Felipe VI, me Papën dhe shoqëruesit e tij më të afërt në bord, mbërriti në aeroportin e Fiumicinos në Romë. Nisja nga Tenerife u bë në orën 18:08 sipas kohës lokale (19:08 sipas kohës italiane), pas një problemi teknik që detyroi zëvendësimin e avionit. Kështu përfundoi udhëtimi i katërt apostolik ndërkombëtar i Papës amerikan, pa konferencën tradicionale për shtyp me gazetarët, të cilët u kthyen me një fluturim tjetër

Vatican News

Mbrëmë në orën 23:05, avioni ushtarak Falcon i ofruar nga mbreti Felipe VI, me Papën dhe shoqëruesit e tij më të afërt në bord, mbërriti në aeroportin e Fiumicinos në Romë. Pas pak minutash, Ati i Shenjtë Leoni XIV u kthye me makinë në Vatikan.

Pas defektit në motorin e avionit Iberia Airbus A320, i cili duhej ta kthente nga Tenerife në Romë, Papa Leoni XIV udhëtoi drejt Romës me avionin e mbretit të Spanjës, të ofruar me  nga Madhëria e Tij. Avioni u nis në orën 18:05 sipas kohës lokale (19:05 në Itali). Zyra e Shtypit e Vatikanit njoftoi se personeli i Selisë së Shenjtë dhe gazetarët që shoqëronin fluturimin papnor do ktheheshin në Itali me një avion tjetër të vënë në dispozicion nga IBERIA.

Telegramet drejtuar krerëve të shteteve të vendeve të mbifluturuara

Ndërsa Papa ishte në fluturim, u publikuan telegramet e dërguara mbretit të Spanjës dhe krerëve të shteteve të vendeve mbi të cilat kaloi avioni papnor.

Papashprehu edhe njëherë mirënjohjen Mbreti Felipe VI, autoriteteve dhe popullit spanjoll për mikpritjen e ngrohtë dhe bujarinë e treguar gjatë kësaj vizite. Duke i siguruar mbretit dhe të gjithë spanjollëve lutjet e tij të vazhdueshme për paqe dhe unitet kombëtar, Leoni XIV kërkoi bekime të shumta hyjnore për secilin prej tyre.

Mbretit të Marokut, Mohammed VI, dhe popullit të tij, Papa u përcolli urimet e tij më të mira, duke siguruar lutjet e tij “për të mirën e Mbretërisë”.

Presidentit italian Sergio Mattarella, Papa i shkroi se në Spanjë pati gëzimin të përjetonte “fenë e gjallë të atij populli të dashur, i cili, i rrënjosur në vlerat ungjillore, edhe sot dallohet për shpirtin e mikpritjes dhe vëllazërisë së krishterë”. Leoni XIV siguroi gjithashtu edhe lutjet e tij të vazhdueshme për “kombin e dashur italian”.

Etapat e udhëtimit në Spanjë

Udhëtimi i katërt apostolik ndërkombëtar i Papa Leonit XIV pati një program shumë intensiv: nga takimi me monarkët Felipe VI dhe Letizia në Madrid, deri te Mesha e Corpus Domini në Plaza Cibeles, ku morën pjesë më shumë se 1 milion e 200 mijë persona.

Papa drejtoi gjithashtu edhe një vigjilje lutjeje me 600 mijë të rinj dhe takoi komunitetin dioqezan në stadiumin Bernabéu. Më pas mbajti një fjalim historik, të parin ndonjëherë nga një Papë në Parlamentin spanjoll.

Në Barcelonë, Leoni XIV vizitoi Manastirin e Montserratit, duke theksuar vlerën e kulturës dhe spiritualitetit, dhe kryesoi ceremoninë solemne në Batilikës Sagrada Familia për inaugurimin dhe bekimin e Kullës së Jezusit. Kjo kullë e bën bazilikën kishën më të lartë në botë, në përvjetorin e njëqindtë të vdekjes së arkitektit të saj, Antoni Gaudí.

13 qershor 2026, 10:09