Kërko

Leoni XIV sot pasdite në Pavia, në gjurmët e Shën Agustinit

Papa Leoni XIV do të jetë sot në Pavia dhe Sant'Angelo Lodigiano për vizitën e tij të parë baritore në Italinë Veriore. Dialogu, të rinjtë, të sëmurët dhe kultura: Papa do të jetë në gjurmët e Shën Agustinit.

Vatican News

Papa Leoni XIV në gjurmët e Shën Agustinit, sot pasdite në Pavia. Vizita të reja të Papës: në Qendrën Kombëtare për Hadronoterapi Onkologjike, në kuvendin e Etërve Agustinianë, në Bazilikën e Shën Augustinit, në Kishën e Shën Antonit Abat. Ndalesa e tij e parë do të jetë në Qendrën Kombëtare për Hadronoterapi Onkologjike (CNAO), ku do të takohet me disa nga drejtorët, stafin mjekësor dhe fëmijët që po trajtohen, së bashku me prindërit e tyre.

Më pas, Papa Prevost do të vizitojë kuvendin e Etërve Augustinianë dhe Bazilikën, ku do të vijojë kremtimin e Fjalës së Zotit dhe nderimin e relikeve të Shën Augustinit. Në sheshin e Katedrales, në Pavia, Papën do ta presin fëmijët me tufa lulesh dhe do të përshëndesë bashkësinë e Amerikës së Jugut, mbledhur në shesh. Pas një ndalese në Katedrale, para altarit të Shën Sirit, Ipeshkvit të parë dhe Pajtorit qiellor të Dioqezës e të qytetit, do të takohet me besimtarët.

Vizita e Papës do të vazhdojë në Sant'Angelo Lodigiano, me një mbërritje të pritur rreth orës 19:00. Në Kishën e Shën Antonit Abat dhe Francesca Cabrinit, do të ketë adhurim para të Shenjtnueshmit Sakramend të Eukaristisë dhe nderim të Shën Francesca Cabrinit. Pasi të mbajë fjalimin e tij të dytë, Papa Leoni XIV do të largohet nga famullia dhe do të drejtohet për në stadiumin bashkiak, përpara se të kthehet në Vatikan

20 qershor 2026, 11:51