Kërko

Popujt e Tokës së Shenjtë në lutjet e Papës Popujt e Tokës së Shenjtë në lutjet e Papës

Papa: të lutemi për të krishterët në Kinë dhe për viktimat e luftrave në Lindjen e Mesme

Leoni XIV, në përshëndetjet e tij pas Regina Caeli, i drejtoi lutjen Virgjërës Mari, duke ia besuar asaj bashkësinë e besimtarëve kinezë, në mënyrë që të jenë dëshmitarë të "shpresës dh të paqes". Mendimet e tij shkuan tek ata që, në Tokën Shenjte, vuajnë pasojat e konfliktit.

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV, në përshëndetjet pas lutjes drejtuar Zojës Mari, Mbretëreshës Qiellore, kujtoi Ditën e sotme të Lutjes për Kishën në Kinë, me rastin e kujtesës liturgjike të Virgjrës së Lume Mari, Ndihma e të Krishterëve, jashtëzakonisht e nderuar në Shenjtoren e Sheshanit, në Shangai.

Më pas, Papa ia besoi asaj bashkësinë e krishterë kineze, që të mund të vijojë ta dëshmojë me të gjitha forcat Ungjillin.

T'i bashkojmë lutjet tona me ato të katolikëve kinezë, si shenjë e dashurisë sonë për ta dhe e bashkimit të tyre me Kishën universale e me Pasardhësin e Pjetrit. Ndërmjetësimi i Mbretëreshës së Qiellit ia shtoftë bashkësisë besimtare në Kinë hirin e unitetit e i dhuroftë të gjithëve forcën për ta dëshmuar Ungjillin në përpjekjet e përditshme, e për të qenë farë shprese e paqeje. Në veçanti, kërkoj paqe të përjetshme për viktimat e aksidentit që ndodhi pak ditë më parë në një minierë në veri të Kinës.

Lutje për të krishterët e Tokës Shenjte

Papa Leoni XIV, pastaj, duke iu drejtuar përsëri Marisë, Ndihma e të Krishterëve, ia besoi Virgjërës "bashkësitë e krishtera të Tokës Shenjte, të Libanit dhe të gjithë Lindjes së Mesme, që po vuajnë për shkak të luftës".

24 maj 2026, 15:00