Kërko

Papa Leoni XIV gjatë takimit të 19 majit me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio Papa Leoni XIV gjatë takimit të 19 majit me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio

Papa takon më 7 maj sekretarin e SHBA-së, Marco Rubio

Audiencë në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Një takim qe zhvilluar një vit më parë, me rastin e Meshës për fillimin e shërbesës papnore. Leoni XIV do të takojë, në të njëtën ditë, edhe kryeministrin polak Tusk

R.SH. / Vatikan

Në orën 11:30 të paradites së enjtes, 7 maj, Papa Leoni XIV do të presë Sekretarin e SHBA-së, Marco Rubio, në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Konfirmimi erdhi dje nga Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, pas disa njoftimeve mediatike. Arritja e Rubios planifikohet në orën 11:15 të mëngjesit.

Sekretari i Shtetit të Vatikan e pati takuar Papën me origjinë nga Çikago, më 18 maj, me rastin e Meshës, që shënonte fillimin e Papnisë.

Me Rubion atë ditë, për ceremoninë e puthjes së duarve, ishte edhe Zëvendëspresidenti J.D. Vance. Të nesërmen, më 19 maj, u zhvillua një takim dypalësh ndërmjet Leonit XIV e edhe Vance e Rubio. Të enjten e ardhshme, në orën 9 të mëngjesit - njofton akoma Salla e Shtypit  ̵  Papa do të takohet me Kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk.

04 maj 2026, 15:14