Papa pret presidentin e Republikës së Shqipërisë
R.SH. / Vatikan
Papa Leoni XIV priti sot në audiencë, më 25 maj, Bajram Begajn, presidentin e Republikës së Shqipërisë, i cili më pas u takua me kardinalin Pietro Parolin, sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së Tij, i shoqëruar nga imzot Paul Richard Gallagher, sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit
Siç njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit e Selisë së Shenjtë, "gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit u shpreh vlerësimi për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe qëllimi për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në sektorët me interes të ndërsjellë". "Në vijim të bisedës – lexohet më tej në njoftim – u fol për disa tematika të karakterit ndërkombëtar, me vëmendje të veçantë ndaj Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian".
