Kërko

2026.05.04 S.E. la Signora Halla Tomasdottir, Presidente di Islanda

Papa pret në audiencë presidenten e Islandës

Halla Tómasdóttir u prit nga Ati i Shenjtë në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Gjatë diskutimeve në Sekretarinë e Shtetit, u reflektua mbi situatat e konfliktit, nevojën për dialog dhe perspektivat për paqe

R.SH. – Vatikan

Sot paradite, 4 prill, Papa Leoni XIV priti në audiencë, në Pallatin Apostolik të Vatikanit, presidenten e Republikës së Islandës, Halla Tómasdóttir, e cila më pas u takua me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin, i shoqëruar nga Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, imzot Paul Richard Gallagher.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit", thuhet në një deklaratë të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, "u shpreh vlerësim për marrëdhëniet e mira dypalëshe, duke theksuar kontributin pozitiv të Kishës së Islandës në promovimin e së mirës së përbashkët të shoqërisë, veçanërisht ndër brezat e rinj". "Në vijim", specifikon deklarata, "u trajtuan edhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht situatat e konfliktit, nevoja për dialog dhe perspektivat për paqe".

04 maj 2026, 13:11