2026.05.07 S.E. il Signor Donald Tusk, Primo Ministro della Repubblica di Polonia

Papa pret në audiencë kryeministrin e Republikës së Polonisë

Donald Tusk u prit nga Leoni XIV sot paradite në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Gjatë bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit, u shkëmbyen pikëpamje mbi situatën ndërkombëtare, duke u përqendruar në konfliktin në Ukrainë dhe në rolin e Polonisë në gjirin e Bashkimit Evropian

R.SH. - Vatikan

Donald Tusk, kryeministri i Republikës së Polonisë, u prit në audiencë sot paradite, 7 maj, nga Papa Leoni XIV në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Pas takimit me Papën, Tusk bisedoi edhe me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin, të shoqëruar nga kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

  (@Vatican Media)

Biseda në Sekretarinë e Shtetit

"Gjatë bisedës së përzemërt në Sekretarinë e Shtetit", thuhet në një deklaratë të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, "u shpreh kënaqësi për marrëdhëniet e mira midis Selisë së Shenjtë dhe Polonisë. Diskutimet u përqendruan më pas në situatën shoqërore dhe ekonomike të vendit, si edhe në marrëdhëniet midis Kishës lokale dhe Shtetit, veçanërisht në sferën arsimore dhe për çështjet etike".

  (@Vatican Media)

"Gjatë bisedës," vazhdon deklarata, "pati një shkëmbim pikëpamjesh mbi situatën aktuale ndërkombëtare, duke iu referuar veçanërisht konfliktit në Ukrainë, si edhe rolit të Polonisë në gjirin e Bashkimit Evropian".

07 maj 2026, 13:09