Papa Leoni XIV merr kopjen e parë të "Të lirë nën hirin e Zotit"
R.SH. / Vatikan
Papës Leoni XIV iu dhurua libri "Të lirë nën hirin e Zotit. Në shkollën e Shën Agustinit përballë sfidave të historisë" (Libreria Editrice Vaticana), përmbledhje e fjalimeve të Atit që nga koha e tij si Prior Gjeneral i Urdhrit të Shën Augustinit (2001-2013).
Kopja e parë e botimit të vëllimit në italisht, që del në librari duke filluar nga e hëna, 4 maj, iu dhurua Papës nga Ati Joseph Farrell, Prior Gjeneral aktual i Urdhrit të Shën Agustinit, i cili e nxiti botimin e vëllimit, së bashku me Atin augustinian Rocco Ronzani, Prefekt i Arkivave Apostolike të Vatikanit, me një nga redaktorët e vëllimit, si dhe me Lorenzo Fazzinin, drejtor editorial i Libreria Editrice Vaticana. Libri u redaktua nga Atë Ronzani, Atë Miguel Ángel Martín Juárez dhe Atë Michael Di Gregorio, të gjithë augustinianë.
Teksti do të dalë gjatë muajve në vijim në disa gjuhë dhe aktualisht po përkthehet në 30 vende në mbarë botën. Siç u njoftua më parë nga Shtëpia Botuese e Vatikanit në Panairin Ndërkombëtar të Librit, në Frankfurt, në tetor 2025, ky libër, i cili përmbledh për herë të parë fjalime, predikime, letra dhe mesazhe nga Robert Francis Prevost, ofron një kuptim më të thellë të përshpirtërisë së Papës Leoni XIV.
Libri“Free Under Grace” do të paraqitet të mërkurën në Romë (ora 17:00, Instituti Papnor Patristik Augustinianum) nga Kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit; Ati Joseph Farrell, Prior i Përgjithshëm i Urdhrit të Shën Agustinit; Paolo Ruffini, Prefekt i Dikasterit për Komunikim; Maria Grazia Calandrone, shkrimtare, dhe Andrea Tornielli, Drejtor Editorial i Vatican Media.
