Kërko

Papa Leoni XIV gjatë takimit të sotëm me kryeministrin e Sudanit Kamil El-Tayeb Idris Abdelhafiz Papa Leoni XIV gjatë takimit të sotëm me kryeministrin e Sudanit Kamil El-Tayeb Idris Abdelhafiz

Papa Leoni XIV pret kryeministrin e Republikës së Sudanit

Papa Leoni XIV priti sot në Vatikan kryeministrin e Republikës së Sudanit, z. Kamil El-Tayeb Idris Abdelhafiz.

R.Sh. / Vatikan

Papa Leoni XIV priti sot paradite në audiencë në Vatikan kryeministrin e Republikës së Sudanit, z. Kamil El-Tayeb Idris Abdelhafiz.

Kryeministri më pas u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, dhe Nënsekretarin e Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, imzot Mihăiţă Blaj, në Sekretariatin e Shtetit.

Sipas deklaratës që bëri Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, bisedat në Sekretariatin e Shtetit qenë të përzemërta dhe gjatë tyre u pohuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Sudanit.

Bisedimet u përqendruan te kontributi i rëndësishëm i Kishës vendase për të mirën e vendit dhe krizën e rëndë që ka prekur Sudanin e shkatërruar nga lufta këta tri vitet e fundit.

Në këtë drejtim – vijon deklarata –  "u përsërit nevoja e ngutshme për të arritur një armëpushim, që t’i jepet ndihmë popullsisë dhe të fillojë një dialog i sinqertë midis të gjitha palëve të kombit sudanez, me qëllim përfundimin e konfliktit dhe vendosjen e paqes së përgjithshme".

11 maj 2026, 14:46