Kërko

Leoni XIV lutet me dhe për të sëmurët në Shpellën e Lourdes në Kopshtet e Vatikanit, më 11 shkurt 2026. (ANSA) Leoni XIV lutet me dhe për të sëmurët në Shpellën e Lourdes në Kopshtet e Vatikanit, më 11 shkurt 2026. (ANSA)

Papa do ta thotë Rruzaren për paqe së bashku me shenjtëroret e botës

Papa Leoni XIV do të thotë lutjen mariane te Shpella e Zojës Lurdë, në Kopshtet e Vatikanit, të shtunën e ardhshme, më 30 maj, në orën 19:00. Shumë vende të rëndësishme kulti do t'i ftojnë besimtarët e shtegtarët të bashkohen në nismën e organizuar nga Dikasteri të Vatikanit për Ungjillëzim. Do të jetë e mundur edhe pjesëmarrja nëpërmjet ekraneve gjigante, në Sheshin e Shën Pjetrit.

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV do të lutet për paqen, së bashku me kishat më të rëndësishme të botës. Papa do të thotë Rruzaren Shenjte, duke përfunduar majin muajin e Marisë Virgjër të shtunën, më 30 maj, në orën 19:00, te Shpellën e Zojës Lurdë ndër Kopshtet e Vatikanit. Papa tashmë është lutur për dhuratën e paqes, qëllim për të cilin i inkurajoi edhe besimtarët të luten në çdo rast, gjatë vigjiljes së 11 prillit të kaluar, në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Lutje në shenjtëroret anembanë botës

Siç lexohet në një deklaratë të Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Ungjillëzim - i cili po e nxit nismën përmes Seksionit për çështjet themelore të ungjillëzimit - shumë shenjtërore në mbarë botën do t’i mbledhin shtegtarë e besimtarë për  ta thënë lutjen e Marisë, të bashkuar shpirtërisht me Papën.

Do të marrin pjesë në lutjen për paqe besimtarët nga Shenjtërorja e Nënës së Zotit (në Zarvanytsia, Ukrainë); nga Shenjtërorja Ndërkombëtare e Zojës së Paqes dhe nga Shenjtërorja  Shtegtimit të Mirë (në Antipolo, Filipine); nga Shenjtërorja e Zojës Rruzare (në Fatima, Portugali); nga Shenjtërorja e Zojës Mbretëresha e Paqes (në Medjugorje, Bosnjë e Hercegovinë); nga Shenjtërorja e Zojës Lurdë (në qytetin me të njëjtin emër në Pirenej, Francë); nga Shenjtorja e Shën Charbel Annaya (në Byblos, Liban); dhe nga Shenjtërorja Papnore e Shtëpisë së Shenjtë (në Loreto, Itali).

Si merret pjesë?

Çdo besimtar i interesuar mund të marrë pjesë në nismën e lutjes së Papës në Kopshtet e Vatikanit duke tërhequr biletat në Via della Conciliazione 7, në ditët menjëherë para lutjes së Rruzares së Shenjtë, përkatësisht, më 28, 29 dhe 30 maj, nga ora 9:30 e mëngjesit - deri në orën 17:30. Mund të bashkoheni edhe me lutjen në ekranet gjigante në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.

29 maj 2026, 11:32