Kërko

Leoni XIV pret kryeministrin spanjoll Sánchez Pérez-Castejón

Papa priti sot, në Vatikan, në audiencë presidentin e Qeverisë së Spanjës, i cili më pas u ndal për një bisedë me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Parolin. Gjatë bisedimeve u fol për nevojën e nxitjes së një dialogu frytdhënës mes Kishës lokale dhe Autoriteteve qeveritare, të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe të orientuar drejt promovimit të së mirës së përbashkët, për pasojat e konflikteve në botë, për migracionet, si dhe për urgjencën e një angazhimi të vazhdueshëm në mbështet

R.SH. / Vatikan

Përpara se të udhëhiqte audiencën e përgjithshme të sotme, 27 maj, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leoni XIV priti paradite Pedro Sánchez Pérez-Castejón, presidentin e Qeverisë së Spanjës, i cili më pas u takua me krerët e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin dhe kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Mbështetje e vazhdueshme për paqen

Përveç “kënaqësisë” së shprehur për udhëtimin e afërt apostolik që Papa do të zhvillojë në Spanjë nga data 6 deri më 12 qershor – “shenjë e marrëdhënieve të mira” që ekzistojnë midis Selisë së Shenjtë dhe Shtetit Iberik – biseda në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit i u referua, siç njofton një njoftim i Sallës së Shtypit të Vatikanit, disa temave ndërkombëtare, “me referencë të veçantë ndaj pasojave të konflikteve në botë, migracionit, rëndësisë së multilateralizmit dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare, si dhe urgjencës së një angazhimi të vazhdueshëm në mbështetje të paqes”.

Më parë u trajtuar “çështje me interes të përbashkët, si nevoja për të nxitur një dialog frytdhënës midis Kishës lokale dhe Autoriteteve qeveritare, si dhe midis komponentëve të ndryshëm të shoqërisë civile, të bazuar në respektin e ndërsjellë dhe të orientuar drejt promovimit të së mirës së përbashkët”.

27 maj 2026, 11:41