Enciklika "Magnifica humanitas" e Leonit do të mbetet në histori

"Magnifica humanitas" do të jetë një nga ato enciklika që do të mbeten në histori dhe që do të kontribuojnë në formësimin, jo vetëm të rolit të Kishës, por të mbarë botës. Është një enciklikë përmbajtja e së cilës do të vlerësohet plotësisht me kalimin e kohës.

R.SH. / Vatikan

Papa e sheh inteligjencën artificiale si një sfidë shpirtërore, antropologjike dhe politike, përpara se të jetë teknologjike. Përmes imazheve biblike të Babelit dhe Jerusalemit, enciklika vë në pikëpyetje mënyrën se si po e ndërtojmë shoqërinë bashkëkohore: një qytetërim të bazuar në të dhëna, performancë dhe kontroll, apo një komunitet të aftë për të ruajtur marrëdhëniet, dinjitetin dhe të mirën e përbashkët.

Kështu, mund të thuhet se enciklika "Magnifica humanitas" e Papës Leoni XIV, e cila u prezantua, të hënën më 25 maj, nga vetë Papa, në prani të kardinalëve dhe ekspertëve nga mbarë bota, në sallën e re të Sinodit, në Vatikan, do të mbeten në histori dhe që do të kontribuojnë në formësimin, jo vetëm të rolit të Kishës, por të mbarë botës. Është një enciklikë përmbajtja e së cilës do të vlerësohet plotësisht me kalimin e kohës.

Nuk bëhet fjalë vetëm për efektin e menjëhershëm, ndonëse ky efekt tashmë ndihet, sepse të kesh guximin të thurësh një himn për njerëzimin, të vërtetën dhe dinjitetin e njeriut, duke i kërkuar gjithsecilit të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë për të ruajtur atë që është e rëndësishme në  në jetë dhe në botë, është diçka e jashtëzakonshme.

Ka dy metafora mjaft shprehëse që përdor Papa Leoni në enciklikën "Magnifica humanitas": ajo e së mirës së përbashkët, e ilustruar me rindërtimin e mureve të Jeruzalemit, ku çdo familje ndërton pjesën e vet, e cila na duket madhështore. Jemi mësuar me idenë se për të mirën e përbashkët duhet të kujdeset Shteti, institucioni, ndërsa këtu e Mira e Përbashkët paraqitet si një zgjedhje, si një përgjegjësi. Dhe kjo do të thotë t'i kushtosh një pjesë të çdo individi apo familjeje një vlere më të lartë. Ndërthurja e këtyre qëndrimeve krijon të mirën e përbashkët, e cila shkon kundër së kundërtës së saj, Kullës së Babelit, ku mbretëron mendjemadhësia dhe ku mendohet se përmes kullës, domethënë teknikës, mund të mbërrihet në qiell. Kjo gjë na ka goditur vërtet dhe jemi të sigurt se do të mbetet në kohë.

Aty ku flitet për ekonominë dhe teknologjinë, duhet lexuar me vëmendje, sepse enciklika e parë të Leonit XIV  "Magnifica humanitas" ka një hapje të qartë ndaj çdo gjëje që shërben si instrument për të ecur përpara, për të kuptuar, për të njohur dhe për t'u pajisur me mjete të fuqishme. Nuk bëhet fjalë absolutisht për të ndaluar diçka, por në të njëjtën kohë thuhet: jini të kujdesshëm sepse po krijohen përqendrime pushteti, në duar të ka personave, që bllokojnë lirinë apo demokracinë. Ekuilibri është projektuar mjaft mirë: të ecim përpara me kërkimin shkencor, por të ruajmë lirinë dhe të vërtetën, pohon Leoni XIV në enciklikën "Magnifica humanitas", e cila u botua më 25 maj.  

Dëgjimi dhe shoshitja (shqyrtimi) janë detyra që Papa i beson Kishës duke ndërhyrë – si Papa i parë në histori që e bën këtë – në prezantimin e enciklikës së tij të parë. Përmes enciklikës "Magnifica humanitas" Ati i Shenjtë Prevost bën thirrje për ruajtjen e "njerëzimit madhështor, të banuar nga Zoti", duke promovuar të vërtetën, dinjitetin e punës, drejtësinë shoqërore dhe paqen. Në epokën dixhitale, duhet çarmatosur Inteligjenca Artificiale IA dhe duhet të kapërcehet teoria e "luftës së drejtë", duke gjallëruar dialogun dhe bashkëpunimin shumëpalësh e duke hapur rrugëtimin e një brezi të ri "artizanësh të shpresës".

26 maj 2026, 10:37