Kërko

Shpresa është të thërrasësh emrin e Zotit

"Të shikohen krimet në lakuriqsinë e tyre, ashtu siç janë, e të njihen gjërat, siç janë në të vërtetë, të gjykohen gjërat, ashtu siç janë në realitet. (...) Dëshira për pushtet shkakton të këqija të mëdha dhe e shkatërron racën njerëzore". Njëmijë e gjashtëqind vjet mbasi u shkruan, këto fjalë të Agustinit jehojnë ende marramendas, aktuale për realizmin e tyre.

R.SH. / Vatikan

"Të shikohen krimet në lakuriqsinë e tyre, ashtu siç janë, e të njihen gjërat, siç janë në të vërtetë, të gjykohen gjërat, ashtu siç janë në realitet. (...) Dëshira për pushtet shkakton të këqija të mëdha dhe e shkatërron racën njerëzore". Njëmijë e gjashtëqind vjet mbasi u shkruan, këto fjalë të Agustinit jehojnë ende marramendas, aktuale për realizmin e tyre.

Kështu, si këto, me të cilat Ipeshkvi i Iponës vëren:

"Çfarë të keqeje  tjetër bënë romakët, kur vendosën ligjet e tyre mbi popujt e nënshtruar, nëse jo me masakër të madhe në luftë? Nëse, në vend të kësaj, do të kishin arritur të njëjtën gjë përmes kompromisit, do të kishte pasur rezultat më të mirë, por nuk do të kishte lavdi për ata që mund ta shpallnin veten fitimtarë në këtë mënyrë" (sed nulla esset gloria triumphantium).

Këto janë shënime të përfshira në Librat III dhe V të De Civitate Deimagnum opus et arduum që Ipeshkvi i Iponës e përfundoi rreth vitit 426. Konsideratat e tij të hollësishme mbi luftën iu nënshtruan gjithnjë shqyrtimit të studiuesve dhe gjithnjë u përdorën – ndonjëherë edhe u shfrytëzuan - për të shqyrtuar arsyet politike të luftërave historike.

"Ad Augustini", shpjegonte Don Giacomo Tantardini në një leksion universitar të vitit 1999, "nuk i intereson teoria e luftës, e paqes, e pushtetit, ndryshimi i regjimeve politike ose ligjeve civile. Augustini, duke u nisur nga ai fakt i panevojshëm, ngjarja e hirit (një ngjarje në të cilën ai vetë kishte qenë dhe ishte përfshirë pa nevojë), vëren realisht se si jeta e kësaj ngjarjeje zhvillohet në kohën e udhëtimit të tij këtu, mbi tokë". Kështu, në vorbullën dhe zhvillimin tragjik të ngjarjeve, fjalët e Shenjtit afrikan, si fryt i hirit të lutjes, rezultojnë të njohura dhe ngushëlluese edhe sot.

Ashtu si ato që përmbahen në Librin XV të veprës së tij të madhe, atje ku  na kujton se "në këtë botë, e tëra dhe shuma e gjithë aktivitetit suprem të Qytetit të Zotit, ndërsa është shtegtare në gjendjen e vdekshme" duhet ta vendosë "shpresën e tij në thirrjen e emrit të Zotit".

(E premte, 17 prill 2026, L'OSSERVATORE ROMANO)

18 prill 2026, 13:51