Papa viziton Xhaminë e Madhe të Algjerit

Leoni ka vizituar në Xhaminë e Madhe të Algjerit. Papa u prit nga Rektori i Xhamisë, Mohamed Mamou Al Qasimi, dhe pasi hoqi këpucët, vizitoi vendin e lutjes. Përpara vizitës, u zhvillua një takim i shkurtër privat në prani të kardinalit George Jacob Koovakad, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Dialogun Ndërfetar.

R.SH. / Vatikan

Leoni ka vizituar në Xhaminë e Madhe të Algjerit. Papa u prit nga Rektori i Xhamisë, Mohamed Mamou Al Qasimi, dhe pasi hoqi këpucët, vizitoi vendin e lutjes. Leoni XIV qëndroi për një moment të shkurtër lutjeje në Xhaminë e Madhe të Algjerit. Së bashku me rektorin e Xhamisë, Mohamed Mamou Al Qasimi, Papa u ndal përpara Mihrabit. Përpara vizitës, u zhvillua një takim i shkurtër privat në prani të kardinalit George Jacob Koovakad, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Dialogun Ndërfetar.

Libri i Nderit i Xhamisë, Zoti e ruajtë Algjerinë dhe botën në paqe

"Mëshira e më të Lartit e ruajtë në paqe dhe liri popullin fisnik algjerian dhe mbarë familjen njerëzore". Ky është mesazhi i lënë nga Papa Leoni XIV në Librin e Nderit në Xhaminë e Madhe të Algjerit.

Xhamia e Madhe e Algjerit është e treta në botë për nga madhësia (me kapacitet për të strehuar 120,000 besimtarë), pas atyre të vendeve të shenjta të Mekës dhe Medinës. Minarja e saj, 267 metra e lartë, është më e larta në botë.

13 prill 2026, 17:10