Kërko

Papa largohet nga Angola dhe fluturon drejt Guinesë Ekuatoriale

Përfundon etapa e tretë e udhëtimit apostolik të Papës në Afrikë, i cili pritet në Guinenë Ekuatoriale. Në aeroportin e Luandës u zhvillua ceremonia e e lamtumirës me presidentin angolan, João Manuel Gonçalves Lourenço. Në Malabo janë parashikuar takimi me autoritetet, ai me botën e kulturës dhe vizita te punonjësit dhe të asistuarit e Spitalit psikiatrik Jean-Pierre Olie.

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV është nisur nga Aeroporti ndërkombëtar i Luandës “4 de Fevereiro” në orën … për t'u drejtuar në Guinenë Ekuatoriale, etapa e katërt dhe e fundit e udhëtimit apostolik të Papës në Afrikë. Para se të ngjitej në Airbus ITA A330-900neo, Ati i ShennjtëLeoni XIV u prit nga presidenti i Angolës, João Manuel Gonçalves Lourenço. Gjatë ceremonisë së lamtumirës u ekzekutuan himnet tradicionale, me Gardën e nderit të rreshtuar dhe përshëndetjen e delegacioneve përkatëse.

Programi i ditës së parë në Guinenë Ekuatoriale

Në Malabo, kryeqyteti dhe qendra kryesore ekonomike e Guinesë Ekuatoriale, Papa do të pritet nga presidenti Teodoro Obiang Nguema Mbasogo dhe bashkëshortja e tij, Constancia Mangue de Obiang. Në përfundim të ceremonisë së mirëseardhjes, Leoni XIV do të zhvendoset në Pallatin Presidencial për takimin me autoritetet, shoqërinë civile dhe korpin diplomatik. Papa do të mbajë një fjalim, i paraprirë nga një ndërhyrje e vetë presidentit.

Pas drekës në selinë e kryedioqezës, paraprirë nga një ndalesë e shkurtër në Katedralen Metropolitane të Malabos, ku Papa do të qëndrojë për një moment të shkurtër lutjeje.Më pas Ati i Shenjtë do të shkojë në ‘Kampusin Universitar Papa Leoni XIV’ të Universitetit Kombëtar, i riemërtuar kështu shkurtin e kaluar pikërisht në pragun e ngjarjes që do të mbahet këtu: takimi me botën e kulturës. Edhe në këtë rast, Leoni XIV do të mbajë një fjalim.

Gjatë etapës së tretë dhe të fundit publike të ditës së tij të parë në Guinenë Ekuatoriale Leoni XIV do të vizitojë Spitalin psikiatrik Jean-Pierre Olie, i cili me gjashtë pavijonet e tij, synon të jetë një kthesë në trajtimin e sëmundjeve mendore në vend. Papa do të dëgjojë dëshmi të ndryshme, mes të cilave poezinë e kompozuar nga një ish-pacient, dhe do t'u drejtojë një përshëndetje të pranishmëve. Dita e sotme e Leonit XIV do të mbyllet me një takim privat dhe darkën me ipeshkvijtë e Guinesë Ekuatoriale në selinë e kryedioqezës.

21 prill 2026, 10:00