Papa, dita e fundit në Kamerun, pastaj fluturon drejt Angolës

I gjithë programi i ditës

R.SH. / Vatikan

Dita e fundit për Papa Leonin në Kamerun, më pas Ati i Shenjtë do të zhvendoset në Angolë për etapën e tretë të udhëtimit apostolik ndërkombëtar në Afrikë.

  • Përpara se të largohet nga Kameruni, në orën 9:30 sipas kohës lokale (10:30 në Evropë), Papa do të kremtojë Meshën në aeroportin e Jaundesë (Yaoundé).

  • Në orën 12:30, avioni papnor do të ngrihet drejt Luandës, kryeqyteti i Angolës. Mbërritja është parashikuar në orën 15:00 sipas kohës lokale (16:00 në Evropë).

  • Pas vizitës së kortezisë te presidenti, në orën 16:15 Papa do të takohet me autoritetet e vendit.

  • Në përfundim, do të zhvendoset në Nunciaturën Apostolike të vendit, ku në orën 19:00 do të takojë, në formë private, ipeshkvijtë e vendit.

18 prill 2026, 11:23