Kërko

Në një minutë pamjet nga dita e pestë e Papës në Afrikë

Dita e tretë e Papës në Kamerun, nga nisja prej Jaundesë (Yaoundé) për të udhëhequr Meshën në Stadiumin Japoma, e deri te kthimi në kryeqytetin e Kamerunit dhe takimi me botën universitare.

R.SH. / Vatikan 

Leoni XIV u largua dje paradite nga kryeqyteti Jaunde për të fluturuar drejt ndalesës së fundit prej tri etapave të udhëtimit të tij apostolik në Kamerun: Duala (Douala). Ai u ul në aeroportin ndërkombëtar të qytetit më të populluar të vendit në orën lokale 9:24.

Papa udhëhoqi Meshën në Stadiumin Japoma, me pjesëmarrjen e mbi 120 mijë besimtarëve festues, dhe në përfundim vizitoi spitalin katolik "Saint Paul". Pas vizitës private, Leoni XIV u drejtua për në aeroportin e Dualës për t'u kthyer në Jaunde. Pasi mbërriti sërish në kryeqytet, në orën lokale 17:30, ai u takua me botën akademike pranë Universitetit Katolik të Afrikës Qendrore.

18 prill 2026, 11:01