Në një minutë pamjet e ditës së gjashtë të Papës në Afrikë

E fundit nga tre ditët e kaluara nga Papa në Kamerun, ku ai kryesoi meshën në aeroportin Yaoundé-Ville, përpara se të nisej për në kryeqytetin e Angolës, Luanda, ku u takua me Presidentin e Republikës, autoritetet idhe ipeshkvijtë e vendit.

R.SH. / Vatikan

Sot paradite, të shtunën e 18 prillit, Leoni XIV udhëhoqi Meshën në aeroportin e Yaoundé-Ville, në të fundit prej tri ditëve të kaluara në Kamerun, që shënon ditën e gjashtë të udhëtimit të tij apostolik në Afrikë. Në përfundim, pasi mbërriti në aeroportin Ndërkombëtar të Yaoundé-Nsimalen, Papa u përshëndet me autoritetet civile dhe fetare të vendit dhe në orën 12:47 u ngrit fluturimthi drejt Luandës, kryeqytetit të Angolës, ku u ul në aeroportin “4 de Fevereiro”, rreth orës lokale 14:45 (ora 15:45 e Romës).

Papa u prit nga presidenti i Republikës, João Manuel Gonçalves Lourenço, në Pallatin Presidencial dhe takoi autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik të vendit. Rreth orës 19:00 lokale, Leoni XIV pati një bisedë private me ipeshkvijtë e Kishës katolike të Angolës.

18 prill 2026, 19:38