Në një minutë dita e tretë e Papa Leonit XIV në Afrikë

Më, 15 prill, Papa u u largua nga Algjeria për të fluturuar drejt Kamerunit, vendi i dytë nga katër shtetet që do të vizitojë gjatë udhëtimit të tij apostolik në kontinent. Me të mbërritur në kryeqytetin Jaunde (Yaoundé), Leoni XIV takoi autoritetet politike dhe institucionale, vizitoi një jetimore dhe pati një bisedë private me peshkopët vendas.

R.SH. / Vatikan

Në ditën e tretë të udhëtimit apostolik në Afrikë, Leoni XIV la Algjerinë për të mbërritur në Kamerun. Në mëngjes, 15 prill, para nisjes, Papa u përshëndet me Nunciaturën Apostolike në Algjeri dhe vizitoi kopshtin Notre Dame d’Afrique, i drejtuar nga Motrat Misionare të Bamirësisë. Fluturimi papnor drejtuar për në kryeqytetin kamerunas, Jaunde, u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar “Houari Boumédiène” në orën 10:16.

Me të mbërritur në aeroportin e Yaoundé-Nsimalen, Leoni XIV u prit nga Kryeministri Joseph Dion Ngute dhe nga nunci apostolik, kryeipeshkvi José Avelino Bettencourt. Më pas, Papa shkoi në Pallatin Presidencial ku takoi përfaqësuesit e autoriteteve, të shoqërisë civile dhe të trupit diplomatik. Presidenti Paul Biya mbajti një fjalim përshëndetës dhe mirëseardhjeje, i cili u pasua nga ai i Papës.

Në mbrëmje, Leoni XIV vizitoi jetimoren Ngul Zamba, një strukturë që mirëpret fëmijë dhe të rinj të varfër nga mosha 18 muajsh deri në 20 vjeç. Më pas, Papa u zhvendos në selinë e Konferencës Episkopale Kamerunase për një takim privat me ipeshkvijtë e vendit.

16 prill 2026, 09:31