Kërko

Në një minutë, dita e parë e Papës në Algjeri

Shiu mirëpret Leonin XIV në Algjeri, ndalesa e parë e udhëtimit të tij apostolik në Afrikë, i treti që nga fillimi i papnisë të tij. Një udhëtim që ndërthuret me rrënjët augustiniane të Robert Prevost.

R.SH. / Vatikan

Pamjet më domethënëse të ditës së parë të udhëtimit të Papa Leonit XIV në Algjeri. Paraditen, më 13 prill, nisja nga aeroporti i Fiumicinos në Romë dhe përshëndetja, në bordin e avionit, për rreth 70 gazetarët që e shoqëronin. Pas pritjes nga presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune, Papa bëri homazh te monumenti Maqam Echahid, memoriali i dëshmorëve algjerianë, duke përcjellë një mesazh shprese për një botë të përçarë nga konfliktet.

Menjëherë më pas, vizita private në Pallatin El Mouradia, ku u takua me presidentin algjerian, e ndjekur nga fjalimi drejtuar autoriteteve, në të cilin Papa theksoi urgjencën e një ndryshimi kursi përballë konflikteve të shumta. Ati i Shenjtë bëri thirrje për promovimin e dialogut, më shumë drejtësi mes popujve dhe një ushtrim të autoritetit që shmang logjikën e sundimit. Pas vizitës në Xhaminë e Madhe të Algjerit, takimi në Bazilikën e Zojës së Afrikës me komunitetin algjerian përmbylli ditën e parë të Papës në tokën afrikane.

Nga Algjeria, tokë që për herë të parë sheh një Papë, Leoni po ndërton një urë kundër çdo urrejtjeje, shfrytëzimi, egoizmi, pabarazie dhe gënjeshtre; një urë e aftë të shndërrojë shkretëtirën e Saharasë dhe Mesdheun, siç ka sugjeruar ai vetë, në rrugë takimi.

14 prill 2026, 09:44