Leoni XIV në fluturim drejt Afrikës, nis udhëtimin e tij të tretë apostolik

Papa u nis sot në mëngjes, më 13 prill, për udhëtimin e tij të tretë apostolik—më i gjati që nga fillimi i papnisë së tij—i cili do ta çojë në Algjeri, në vendet e Shën Augustinit, pastaj në Kamerun, Angolë dhe Guinenë Ekuatoriale. Në njëmbëdhjetë ditë do të prekë rreth dhjetë qytete

R.SH. / Vatikan

Një përshëndetje para se të hipte në avionin e ITA-së dhe më pas nisja e fluturimit që do ta çojë në kontinentin e madh afrikan, nga 13 deri më 23 prill. Leoni XIV do të mbërrijë në Algjeri— i pari Papë që viziton vendin—në orën 10 sipas orës lokale, një orë pas asaj Evropiane. Stacioni i parë i udhëtimit të tij të tretë apostolik do të jetë në gjurmët e Shën Augustinit; më pas do të vijojnë Kameruni, Angola dhe Guinea Ekuatoriale, vende ku prania e Papës mungon prej rreth tridhjetë vjetësh.

Programi i ditës

Pas ceremonisë së mirëseardhjes, Leoni XIV do t’i bëjë nderime Monumentit të martirëve Maqam Echahid, i inauguruar në 1982 për të kujtuar 20-vjetorin e pavarësisë. Në programin e ditës së sotme, më 13 prill, përfshihen edhe: një vizitë kortezie te Presidenti i Republikës dhe takimi me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik.

Pasdite, Papa do të vizitojë Xhaminë e Madhe të Algjerit dhe do të bëjë një vizitë private në Qendrën e pritjes dhe miqësisë të Motërave Augustiniane Misionare në Bab El Oued. Kjo ndalesë synon të nderojë kujtimin e dy rregulltareve të vrara më 23 tetor 1994 gjatë luftës civile algjeriane.

Dita e Papës do të mbyllet në fund me takimin me bashkësinë algjeriane.

13 prill 2026, 09:14