2025.05.02 Tomba Papa Francesco a Santa Maria Maggiore

Kremtime për kujtim të Papës Françesku

Me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes së Papës argjentinas, Bazilika e Shën Marisë së Madhe - Santa Maria Maggiore - vend i varrimit, njofton takimet për kujtim të Tij.

R.SH. / Vatikan

Të martën e ardhshme, më 21 prill, mbushet një vit nga vdekja e Papës Françesku në Shtëpinë e Shën Martës,  në orën 7:35 të mëngjesit. Funerali i tij u mbajt pesë ditë më vonë: eshtrat e Papës, në përkim me dëshirat, qysh atëherë pushojnë në paqe në Bazilikën Papnore të Shën Marisë së Madhe.

Një deklaratë nga vetë Bazilika kujton se homazhi do të fillojë me Rruzaren, në orën 5:00 pasdite, në Kapelën Pauline. Më pas do të zbulohet një pllakë përkujtimore në të njëjtën kapelë, në anën e djathtë, në kujtim të përjetshëm të lidhjes së veçantë ndërmjet Papës Françesku dhe ikonës  Salus Populi Romani.

Mbi Rrasën e varrit të Bazilikës lexohet një mbishkrim latin, i derdhur në bronz e i përbërë nga 160 shkronja me dy madhësi të ndryshme:

"Françesku, Papa Suprem, i cili ndaloi 126 herë në lutje të devotshme tek këmbët e Salus Populi Romani, me vullnetin e tij, pushon në këtë Bazilikë Papnore më 26 prill 2026, në përvjetorin e parë të vdekjes".

Në orën 18:00, do të kremtohet Mesha, gjatë së cilës do të lexohet një mesazh nga Papa Leoni XIV, që vijon udhëtimin apostolik në disa vende afrikane. Kremtimi do të transmetohet në ekranin e madh, në fasadën e Bazilikës në Sheshin e Shën Marisë së Madhe dhe në streaming, në Vatican News.  

20 prill 2026, 12:09