Kërko

Papa në memorialin për viktimat e shpërthimit të 7 marsit 2021 Papa në memorialin për viktimat e shpërthimit të 7 marsit 2021

Bata, lutja e Papës për viktimat e shpërthimit të marsit 2021

Në ditën e tij të parafundit të vizitës në Guinenë Ekuatoriale, Leoni XIV u mblodh në një moment heshtjeje e lutjeje para monumentit kushtuar të vdekurve dhe të plagosurve nga shpërthimi që vrau mbi njëqind persona dhe plagosi më shumë se 600 të tjerë.

R.SH. – Vatikan

Emocioni i kujtimit, momenti i lutjes dhe përvujtërisë, i dedikuar atyre që më 7 mars 2021, pesë vite më parë, humbën jetën për një fat tragjik. Leoni XIV në Bata, qytet bregdetar dhe i populluar, kryeqyteti ekonomik i Guinesë Ekuatoriale, nderoi viktimat para monumentit që përkujton vuajtjen dhe sakrificën e viktimave të shpërthimit në bazën ushtarake të Nkoantoma, në vitin 2021, i cili shkaktoi të paktën 107 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur. Vetëm disa momente heshtjeje e lutjeje për shkak të shiut të fortë që goditi qytetin gjatë vizitës së Papës në burgun lokal në Bata.

Lutja e Papës
Papa doli nga makina dhe u mblodh në lutje të heshtur, me duar të bashkuara dhe kokën ulur para monumentit kushtuar viktimave. Më pas Ati i Shenjtë dha bekimin e tij në këtë vend që dëshmon shenjat e një tragjedie për të cilën ende nuk dihen shkaqet e vërteta, por vetëm dyshime, si ajo nga qeveria, sipas së cilës shpërthimet e mëdha kanë pasur si shkak zjarret e ndezura nga bujqit në fushat përreth. Nga këtu përhapja e flakëve tek dinamiti dhe municionet që ishin depozituar në mënyrë të pakujdesshme,tha presidenca atëherë, brenda kazermës, e cila ndodhej afër shtëpive popullore, të cilat u shkatërruan nga shpërthimet. Po njësoj, qyteti Bata u godit nga vala e shpërthimeve. Rindërtimi dhe kujtesa kanë karakterizuar këto vite qytetin, që nuk harron tragjedinë, e cila u përkeqësua nga mungesa e përgatitjes së shërbimeve të emergjencës dhe sistemit shëndetësor që nuk mundi të përballonte numrin e lartë të të plagosurve.

Shkatërrimi dhe ndihma
Një grumbull gërmadhash u shfaq para syve të shpëtimtarëve, imazhe satelitorë që bënë xhiron e botës, së bashku me kërkesën e dëshpëruar për ndihmë nga ata që, në pak minuta, humbën çdo gjurmë të jetës së tyre. Ndihma e shumë klerikëve dhe motrave rregulltare ishte thelbësore, të cilët nga fillimi ofruan ndihmë për të pastrehët, rreth një mijë vetë. Kishat dhe shkollat katolike në ato momente ofruan menjëherë strehim për dhjetëra familje.

Bata dhe Bejruti
Shpërthimi i Bata-s pasoi pas disa muajsh shpërthimin në portin e Bejrutit, më 4 gusht 2020, dy ngjarje që treguan ngjashmëri të frikshme, si paaftësia dramatike në menaxhimin e materialeve shpërthyese në zona të banuara dhe numri i pabesueshëm i të vdekurve dhe të plagosurve.

22 prill 2026, 21:05