Audienca e Papës me Mahmoud Abbasin në Vatikan Audienca e Papës me Mahmoud Abbasin në Vatikan

Telefonata mes Papës dhe Abbas, rinovohet angazhimi për paqen

Në bisedën me presidentin e Shtetit të Palestinës, Leoni XIV analizon zhvillimet e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe kushtet e jetesës të popullit palestinez. U riafirmua nevoja për një armëpushim që mund të arrihet përmes dialogut politik dhe diplomatik dhe respektimit të plotë të të drejtës ndërkombëtare.

R.SH. / Vatikan

Paraditen e sotme, më 16 mars, Papa Leoni XIV mori një telefonatë nga Mahmoud Abbas, presidenti i Shtetit të Palestinës, rreth “zhvillimeve shqetësuese të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe kushtet e jetesës të popullit palestinez”. Kështu njoftoi një komunikatë për shtyp Salla e Shtypit të Shenjtë. “Gjatë bisedës” – thuhet në tekst – Papa “rinovoi angazhimin e Selisë së Shenjtë për paqen, që mund të arrihet përmes dialogut politik e diplomatik dhe respektimit të plotë të të drejtës ndërkombëtare”.

Takimi në Vatikan

Abbas qe pritur nga Papa më 6 nëntor të kaluar, në Pallatin Apostolik, në Vatikan, në kuadër të përvjetorit të 10-të të marrëveshjes globale mes Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Palestinës. Gjatë bisedës, u konstatuan urgjenca për të ofruar ndihmë për popullatën civile në Gaza dhe për të mbyllur konfliktin, duke ndjekur perspektivën e zgjidhjes me dy shtete.

16 mars 2026, 14:49