Papa: të zgjedhim gjithmonë të mirën: kështu do ta shndërrojmë botën'
R.SH. / Vatikan
''Të zgjedhim gjithmonë të mirën: kështu do ta shndërrojmë botën''. Ky është paralajmërimi i Papës gjatë takimit me komunitetin e Quarticciolo-s, në periferinë romake, përpara se të kremtonte Meshën në famullinë e Të Ngjiturit të Krishtit në Qiell (Të Shëlbuemit). ''Në botë - tha Leoni duke iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve - ekziston e keqja, por gjëja më e rëndësishme është se ekziston e mira. Dhe ju jeni drita e së mirës''.
''Kjo vizitë përfaqëson një moment për të përjetuar dashurinë, bamirësinë, kjo është edhe arsyeja e një kremtimi shumë të bukur. Njeriu që është i lirë mund të zgjedhë: të mirën ose të keqen. Ne jemi këtu për të dhënë shembullin. Ju duhet të zgjidhni gjithmonë të mirën, kështu që ne mund ta shndërrojmë botën. Italia, bota ka nevojë për këto dëshmi për të ndryshuar botën'', vuri në dukje Papa Prevost.
