Kërko

Papa me Presidenten e Republikës së Maltës, Myriam Spiteri Debono Papa me Presidenten e Republikës së Maltës, Myriam Spiteri Debono

Papa priti në audiencë presidenten e Republikës së Maltës

Papa priti sot në audiencë presidenten e Republikës së Maltës Myriam Spiteri Debono, në Vatikan. Gjatë bisedimeve në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, u shkëmbyen mendime mbi aktualitetin ndërkombëtar, me vëmendje të veçantë ndaj situatës në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë.

R.SH. - Vatikan

Sot paradite, Papa Leoni XIV priti në audiencë, në Vatikan, presidenten e Republikës së Maltës, Myriam Spiteri Debono, e cila më pas u takua me kardinalin Sekretar të Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, i shoqëruar nga imzot Paul R. Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit

"Gjatë bisedave të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë, pati një shkëmbim mendimesh mbi aktualitetin ndërkombëtar, me vëmendje të veçantë ndaj situatave në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë", thuhet në një komunikatë të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë. "Në vijim të bisedës - shton komunikata - u nënvizuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe bashkëpunimi i frytshëm midis Kishës dhe Shtetit në fusha të ndryshme, duke u ndalur në tema me interes të përbashkët, si situata demografike dhe migrimet".

02 mars 2026, 11:56