Papa pret Presidentin e Austrisë
R.SH. - Vatikan
Alexander Van der Bellen, president i Republikës së Austrisë, u prit në një audiencë sot paradite, më 5 mars, nga Papa Leoni XIV në Vatikan. Pas takimit me Papën, presidenti austriak më pas u takua me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga kryeipeshkvi imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.
Bisedimet në Sekretarinë e Shtetit
"Gjatë bisedimeve miqësore në Sekretarinë e Shtetit – njofton një deklaratë e Sallës së Shtypit të Shenjtë – u shpreh kënaqësi për marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes Shenjtërisë së Tij dhe Austrisë, duke theksuar kontributin pozitiv të Kishës Katolike në promovimin e mirëqenies së përbashkët të shoqërisë, u përmendën gjithashtu disa tema të veçanta aktuale, si migrimi dhe marrëdhënia mes feve".
"Gjatë vazhdimit të bisedës – thuhet gjithnjë në komunikatën e Sallës së Shtypit të Shenjtë– u trajtuan tema të aktualitetit ndërkombëtar, veçanërisht mbi situatat e konflikteve, duke shpresuar në një rol më të madh të Komunitetit Ndërkombëtar në kërkimin e zgjidhjeve paqësore".
