Kërko

Banesa klasike papnore: kështu dukej apartamenti në Pallatin Apostolik para rinovimit të tij. Banesa klasike papnore: kështu dukej apartamenti në Pallatin Apostolik para rinovimit të tij.

Papa Leoni zhvendoset në banesën e tij në Pallatin Apostolik

Drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë e njoftoi këtë për gazetarët. Sot pasdite, Papa Leoni XIV u zhvendos nga Palazzo del Santo Uffizio, ku jetoi gjatë 10 muajve të parë të papnisë së tij, në banesën e tij në Pallatin Apostolik

R.SH. / Vatikan

Këtë pasdite, 14 mars, Papa Leoni mori në zotërim apartamentin në Pallatin Apostolik, duke u zhvendosur, me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, në hapësirat e zëna më parë nga paraardhësit e tij. Kjo u konfirmua sot nga Matteo Bruni, drejtor i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Deri tani, Papa Prevost jetoi në Palazzo del Santo Uffizio, ku banonte kur ishte Prefekt i Dikasterit për Ipeshkvijtë. Apartamenti papnor, tani i rinovuar, ndodhet në Lozhën e Tretë të Pallatit Apostolik. Përbëhet nga hapësira të ndryshme, duke përfshirë studion private, nga e cila Papa  kremton lutjen e Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit, Bibliotekën dhe një kapelë të vogël.

Papa rihapi apartamentin e Pallatit Apostolik, vulat u hoqën

Më 11 maj 2025, Papa Leoni XIV rihapi apartamentin papnor në Pallatin Apostolik, duke hequr vulat e vendosura më 21 prill pas vdekjes së Papës Françesku, i cili kishte vendosur të jetonte në Casa Santa Marta. Papa i parë që jetoi në këto hapësira të Lozhës së Tretë ishte Shën Piu X (1903-1914).

14 mars 2026, 18:27