Kërko

Papa Leo XIV takohet me pjesëmarrësit në Asamblenë Plenare të Akademisë Papnore për Jetën (16 shkurt 2026) (@VATICAN MEDIA) Papa Leo XIV takohet me pjesëmarrësit në Asamblenë Plenare të Akademisë Papnore për Jetën (16 shkurt 2026) (@VATICAN MEDIA)

Nxitje e re e statutit në Akademinë Papnore për Jetën: themelohen Mbështetësit

U shpall Statuti i ri i Akademisë, i themeluar nga Gjon Pali II në vitin 1994 me qëllim nxitjen e vlerës, të mbrojtjes e të jetës njerëzore, si dhe dinjitetin e njeriut.

R.SH. / Vatikan

Akademia Papnore për Jetën e azhurnoi Statutin e shpallur në vitin 2016 nga Papa Françesku, duke paraqitur edhe rolin e ri të përkrahësve. Bëhet  fjalë për subjekte që, duke i njohur qëllimet institucionale, kontribuojnë në ndjekjen e veprimtarive të akademisë. Janë individë pa përgatitje akademike, por që dëshirojnë të mbështesin objektivat e nxitura nga Akademia.

Statuti i ri, i nënshkruar nga Papa Leoni XIV më 27 shkurt 2026, përcakton strukturën e institucionit - Presidencën, Zyrën Qendrore, Anëtarët dhe Mbështetësit - dhe saktëson përgjegjësitë ekzekutive të Presidencës, duke riafirmuar rolin ekzekutiv dhe koordinues të Zyrës Qendrore.

Mbështetësit kanë mandat trevjeçar, që mund të përsëritet deri në dy mandate të tjera, me vendim të Këshillit Drejtues e miratim nga Sekretaria e Shtetit të Selisës së Shenjtë. Teksti, i prodhuar nga procesi i nisur më shumë se një vit më parë, është subjekt i koordinimit të kujdesshëm formal, me nenet pasuese të rinumëruara pa ndryshime themelore. Akademia Papnore për Jetën, e themeluar nga Shën Gjon Pali II me Motu Proprio-n Vitae Mysterium  të 11 shkurtit 1994, "ka si qëllim mbrojtjen dhe nxitjen e vlerës së jetës njerëzore dhe të dinjitetit të njeriut".

01 mars 2026, 15:26