Kërko

Ndërmjet shpengimit e dinjitetit, famullia e Torrevecchia-s pret Papën Leoni

Vizita e parafundit e Papës, të diel, 8 mars, në kuadrantin perëndimor të Romës, në Kishën e Santa Maria della Presentacion. Do të mirëpritet nga një bashkësi që, mes lodhjeve dhe vështirësive të një jete periferike, nuk e humb shpresën e shpengimit. Prifti i Famullisë, Don Paolo Stacchiotti: ardhja e Papës është "mundësi e madhe" për një "lagje të ndërlikuar", ku njerëzit besojnë në praninë e Kishës.

R.SH. / Vatikan

Kambanorja metalike, emblemë e arkitekturës moderne dhe futuriste, është gjëja e parë që e vë re sapo të arrish në Via di Torrevecchia 1104, periferi perëndimore e Romës. Kisha e 'Santa Maria della Presentacion',  në Romë, -  Leoni XIV do ta vizitojë nesër, e diel, 8 mars, ndalesa e parafundit në vizitat e tij në famullitë e Romës para Pashkëve - gjithashtu përcjell një mesazh të qartë me pamjen e saj: të jetë shenjë, prani, bastion i një Kishe të gjallë, që ekziston. Kishë që mjekon plagët e një zone periferike e vështirësitë e familjeve të sfiduara nga paragjykimet e të jetuarit, në një vend që konsiderohet i vështirë, por jo pa shpresë për të ardhmen.

Torrevecchia, Kisha e lindur ku përfundonte qyteti

Lajmet kanë paraqitur vazhdimisht një figurë të zymtë të lagjes Torrevecchia, plot me trafik droge dhe krim, të sulmuar nga mediat në vitin 2023, pas therjes me thikë të shtatëmbëdhjetëvjeçares Michelle Maria Causo, trupi i së cilës u la pranë një kontejneri mbeturinash nga vrasësi. Pikëllim i thellë për një bashkësi "që punon shumë". Kështu e përshkruan Don Paolo Stacchiotti, 40 vjeç: me origjinë nga lagjja romake Pisana, thirrje e kultivuar në famulli dhe e lulëzuar në vitin 2006 pas një rrëfimi.

Të jetosh në periferi

Kur Kardinali Baldo Reina, Vikar i Papës për Dioqezën e Romës, e caktoi famullitarin në lagjen romake Torrevecchia, i besoi një detyrë: të jetonte në periferi dhe të bënte mirë. "Ndihesha i ftuar për të dhënë çka kisha më të mirë” - thotë Stacchiotti - është  lagje komplekse, por jam i bindur se do të më ruajë të papritura të mëdha". E para arriti vetëm tre muaj pas fillimit të mandatit të tij, me njoftimin e vizitës së Papës. "Zoti nuk i bën gjërat rastësisht. Jam i lumtur, sepse është mundësi për këtë zonë. Të kesh këtu Ipeshkvin e Romës, është shprehje e një Kishe që nuk braktis askënd".

Kryqëzimi i realitetit

Lagje komplekse, por e gjallë dhe aktive, vazhdon Don Paolo. Famullia kishtar 'Santa Maria della Presentazione' e ka pranë Bazilikën e Shën Sofisë, Kishë e ukrainasve në Romë, me zemrën e një solidariteti të paepur; disa hapa larg është Bastogi, i ndërtuar në vitet 1980 si rezidencë publike, zgjidhje e përkohshme strehimi, ndërsa presin për strehim publik, i cili nuk është ndërtuar ende, rreth dy mijë njerëz, që përdorin bombola gazi për ngrohje dhe gatim. Shikoni drejt lagjes romake Primavalle: aty dhe pranë kishës janë banesat rezidenciale Torrevecchia, së bashku me banesat publike, përzierje që Roma e njeh mirë. Jo shumë larg, mund të shihni edhe tendën e cirkut Rony Roller, e cila vendoset çdo vit ndërmjet nëntorit dhe janarit. E këtu, disa javë më parë, ndodhi diçka e papritur. “Njerëzit e cirkut mbërritën, thotë Don Paolo, për të më kërkuar të kremtoja Kungimin e Parë dhe Krezmimin e 11 fëmijëve. Kontrollova në zyrat e Vikariatit të dioqezës së Romës dhe zbulova një shërbesë për të cilën nuk kisha dëgjuar. Katekistët e famullisë i përgatitën dhe ne i administruam sakramentet së bashku me Kardinalin Konrad Krajewski, i cili na njeh mirë. Gjëja e bukur ishte të shihja sa të mirëpritur ndiheshin këta fëmijë. Kremtuam sakramentin e rrëfimit së bashku dhe ndjeva nevojën e tyre për t'u takuar me Jezusin”.

Prijës feje

Ndërmjet ndërtesave në këtë zonë periferike të Romës, nuk mungojnë përvoja pasuruese, "gardhe besimi" të vërteta, si shtëpia e Silvias dhe Donatellas, dy laike të kushtuara të Vëllazërisë së Mishërimit, që jetuan në Bastogi për 30 vjet. "Këtu - thekson famullitari - mund të gjesh njerëz që ndalojnë për një kafe, për të biseduar ose për t'u lutur në Kishë, ku meditojnë mbi Ungjillin një herë në javë".

Në banesat publike të lagjes romake Torrevecchia, ka një tjetër strukturë të lidhur drejtpërdrejt me famullinë e Santa Maria della Presentacion. Nga jashtë, mund të duket si një dyqan i vogël me dritare të mbuluara nga perde të bardha, por brenda, mund të shihni stola me ngjyra të çelëta dhe një altar: është Kisha kushtuar Zojës së Lurdës, ku kremtohet Mesha çdo ditë ose nga Atë Paolo, ose nga dy meshtarë me të cilët  jeton ai: Atë Jokens Antony, me origjinë nga India, dhe Atë Richard Kenneth, i cili vjen nga Uganda. Për dom Stacchiotti, këto bashkësi janë "zgjerime të famullisë", kisha të vogla shtëpiake të mishëruara në historinë e kësaj zone.

Torrevecchia është  zonë e populluar në vitet 1970 nga shumë emigrantë italianë, veçanërisht nga rajonet Marche, Abruzzo, Umbria dhe Calabria, të cilët erdhën në Romë për të gjetur punë. Sot situata është më e larmishme dhe famullia po përpiqet të përgjigjet duke shpërndarë pako ushqimore të shtunave në mëngjes nga ora 9:00 e mëngjesit, deri në orën 12:00, duke u shërbyer afërsisht 190 familjeve. Çdo javë tjetër, të enjteve, një furgon kampingu nga "Progetto Salute" (Projekti Shëndetësor) i Distriktit 13 të ASL Roma 1 (Autoriteti Shëndetësor Lokal) mbërrin për kontrolle falas. Së fund

07 mars 2026, 13:13