Mesazh i Papës Leoni XIV për 50-vjetorin e FADICA-Catholic Philanthropy Networ
R.SH. / Vatikan
Papa Leoni XIV u dërgoi urime pjesëmarrësve të Fondacioneve dhe Donatorëve të Interesuar në Aktivitetet Katolik (-FADICA-Catholic Philanthropy Network) me rastin e 50-vjetorit të themelimit të rrjetit.
Ky përvjetor bie gjatë kohës së Kreshmës, kohë lutjeje, agjërimi dhe veprash bamirësie. Jezusi na mëson të ndihmojmë të tjerët me zemër të mirë, duke u frymëzuar nga Shembulli i Samaritanit të Mirë, që ndihmoi një të panjohur.
Në mesazhin e tij, Papa falënderoi organizatën për mbështetjen ndaj Dikastereve të Kuries Romake dhe iniciativave katolike në SHBA dhe në mbarë botën. Ati i Shenjtë Leoni XIV vuri në dukje rëndësinë e veprave të bamirësisë, ”veprat tuaja që mbështesin drejtësinë sociale, edukimin katolik, dinjitetin njerëzor dhe të pambrojturit janë shprehje e dashurisë hyjnore”.
Shpresoj që puna juaj të frymëzojë të tjerët për t’u takuar me Krishtin përmes shërbimit ndaj të tjerëve dhe për të marrë pjesë aktivisht në misionin e Kishës. Ju inkurajoj të vazhdoni këtë mision të lavdërueshëm, për drejtësi sociale, edukim katolik dhe ndihmë për të pambrojturit, të bindur se Zoti nuk kursen mirësinë e Tij ndaj atyre që u shërbejnë nevojtarët.
Së fundit Papa u dha pjesëmarrësve Bekimin e tij Apostolik, si shenjë paqeje dhe gëzimi në Zot.
