Leoni në Ostia: "krimi shfrytëzon e dëmton, mos u dorëzoni para së keqes"

Papa takon fëmijët dhe të rinjtë dhe i nxit ata të "bëjnë skuadër": "Ndihem i mirëpritur mes jush". Në Meshë, Leoni XIV bëri thirrje për të përhapur "respekt dhe harmoni" përballë dhunës që "ekziston dhe plagos", duke angazhuar "energji dhe burime" në edukimin e të rinjve dhe duke iu kundërvënë rrymës së arrogancës dhe supremacisë së më të fortit me "forcën çarmatosëse të butësisë".

R. SH. - Vatikan

Në Regina Pacis në Ostia Lido, Papa fton që të mos dorëzohemi para kulturës së dhunës dhe padrejtësisë, duke bërë thirrje për ndërtimin e drejtësisë, dinjitetit dhe paqes përmes zgjedhjeve konkrete dhe guximtare. Me këto fjalë iu drejtua Leoni XIV të pranishmëve këtë pasdite gjatë kremtimit të Meshës në famullinë Maria Regina Pacis në Ostia Lido, në perëndim të Romës, e para nga pesë famullitë romake që Papa do të vizitojë gjatë kohës së Kreshmëve, deri për Pashkë, si ipeshkëv i Romës që është.

"Përballë dukurive të tilla", nxiti Ati i Shenjtë Prevost, "ju ftoj të gjithëve, si bashkësi famullie, së bashku me shoqatat e tjera që veprojnë në këto lagje, të vazhdoni përkushtimin tuaj me bujari dhe guxim për të mbjellë farën e mirë të Ungjillit në rrugët dhe shtëpitë tuaja. Mos iu nënshtrohuni kulturës së abuzimit dhe të padrejtësisë", po përhapeni "respektin dhe harmoninë" përballë dhunës që "ekziston dhe plagos".

Duhet t’i kundërvihemi rrymës së arrogancës dhe supremacisë së më të fortit me "forcën çarmatosëse të butësisë, duke filluar nga gjuha e fjalori i përditshëm që duhet «çarmatosur», duke investuar energji dhe fonde për arsimin, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë. Po, të rinjtë le të mësojnë në famulli ndershmërinë, mikpritjen, të mësojnë të ndihmojnë jo vetëm ata që ta shpërblejnë mirësinë por edhe të përshëndesin edhe ata që nuk përshëndesin. Të rinjtë të shkojnë tek të gjithë lirshëm dhe pa kërkuar shpërblim. Në famulli le të mësojnë koherencën ndërmjet fesë dhe jetës" – tha Papë Leoni XIV në homelinë e Meshës kremtuar në Ostia Lido.

15 shkurt 2026, 18:02