Kërko

Në foto: bazilika e Shën Gjonit në Lateran, katedrale dhe seli e arqipeshkvisë së Romës. Në foto: bazilika e Shën Gjonit në Lateran, katedrale dhe seli e arqipeshkvisë së Romës.

Papa emëron katër ipeshkvij ndihmës për dioqezën e Romës

Katër mëkëmbësit e rinj të dioqezës së Romës janë të gjithë nga kleri romak dhe të gjithë famullitarë. Ata quhen: Stefano Sparapani, Alessandro Zenobbi, Andrea Carlevale dhe Marco Valenti.

R.Sh. Vatikan

Sparapani, Zenobbi, Carlevale dhe Valenti janë katër ipeshkvijtë e rinj ndihmës të Romës – të gjithë nga kleri dioqezan – të emëruar sot, më 25 shkurt, nga Papa Leoni XIV.

Në vijim, po japim disa lajme rreth jetës dhe punës së mëkëmbësve të rinj të porsaemëruar.

Imzot Stefano Sparapani lindi në Romë më 24 korrik 1956. Pas diplomimit në gjeodezi, frekuentoi «Opera Regina Apostolorum», një shoqatë katolike ndërfamullitare. Më pas u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin Papnor Lateran në Romë si edhe hyri në «Almo Collegio Capranica», duke vazhduar studimet e tij për specializim në Teologji Morale, pranë Akademisë Alfonsiane në Romë. U shugurua prift për Dioqezën e Romës më 4 tetor 1991. Ka shërbyer si ndihmësfamullitar (1991-1995) dhe famullitar (1995-2010) në Corviale. Duke filluar nga viti 2010, ka qenë famullitar i San Basilio, ndërsa që nga viti 2015, ka punuar si drejtor shpirtëror në «Almo Collegio Capranica», dhe që nga viti 2025, imzot Sparapani ka qenë mëkëmbës ipeshkvnor për sektorin verior të Romës. Papa i caktoi atij selinë titullare të Bisenzio.

Mëkëmbësi i dytë i porsaemëruar i dioqezës së Romë, imzot Alessandro Zenobbi, lindi më 10 nëntor 1969, në Romë. Pasi ndoqi Seminarin e Madh Papnor Romak, u shugurua prift për dioqezën e Romës më 28 prill 1996. Ka shërbyer si ndihmësfamullitar (1996-2008) dhe famullitar (2008-2017) në San Policarpo. Që nga viti 2017 ka qenë famullitar i Santa Lucias dhe, që nga viti 2025, mëkëmbës ipeshkvnor për sektorin perëndimor të Romës. Papa i ka caktuar atij selinë titullare të Biccari-t.

Imzot Andrea Carlevale lindi në Romë më 8 prill 1971. Ka studiuar në Seminarin e Madh Papnor Romak dhe është shuguruar prift për dioqezën e Romës më 3 maj 1998. Ai ka qenë famullitar në Santa Galla në Garbatella (1998-2003); famullitar në Sant'Ireneo në Centocelle (2003-2009); ndihmës në Seminarin e Madh Papnor Romak (2009-2015) dhe famullitar i Santa Maria di Loreto në Castelverde-Lunghezza (2015-2025). Gjatë kësaj periudhe u pat zgjedhur edhe prefekt nga meshtarët e prefekturës së tij. Që nga viti 2025, ka qenë famullitar i San Giovanni Battista de Rossi në zonën Appio-Latino. Papa i caktoi atij selinë titullare të Atellës.

Imzot Marco Valenti lindi më 28 shkurt 1961, në Cantalupo në Sabina, në provincën e Rietit dhe dioqezën e Sabina-Poggio Mirtetos. Ka ndjekur Seminarin Papnor të Vogël Romak dhe më pas Seminarin Papnor të Madh Romak. Pas diplomimit në shkallën «bachelor» në filozofi nga Universiteti Papnor Lateran në Romë mori gradën tjetër «bachelor» në teologji nga Universiteti Papnor Gregorian në Romë. Më pas, imzot Valenti mori lejën në teologji dhe u diplomua në histori arti nga Fakulteti i Letërsisë i Universitetit «La Sapienza» në Romë. Është shuguruar prift i dioqezës së Romës më 26 prill 1986. Ka shërbyer si zëvendësfamullitar i famullisë së Santa Maria Goretti (1986-1989); ndihmësfamullitar i Santa Maria Maddalena de’ Pazzi (1990-1994); ndihmësfamullitar i Gran Madre di Dio (1994-1996); famullitar i San Giuseppe Artigiano (1996-2010); famullitar i San Saturnino (2010-2024). Duke filluar nga viti 2024, ai është famullitar në famullinë e Shndërrimit të Zotit tonë Jezu Krisht. Papa i ka caktuar atij selinë titullare të Atellës.

 

25 shkurt 2026, 14:02