Filluan sot pasdite ushtrimet shpirtërore të Kreshmëve të Kuries Romake
R.Sh. Vatikan
Nga kjo pasdite deri të premten e ardhshme, më 27 shkurt, të gjitha angazhimet publike (përfshirë audiencën e së mërkurës) të Papa Leonit XIV janë pezulluar, meqë sot në orën 17:00, nisën ushtrimet shpirtërore të Kreshmëve. Risia kryesore e këtyre Ushtrimeve Shpirtërore është se ato kthehen prap në Vatikan, në Kapelën Pauline, në Vatikan, ndërsa në kohën e papnisë së Papë Françeskut ato u mbajtën fillimisht në Sallën Pali VI dhe më pas "personalisht".
"Të ndriçuar nga një Lavdi e Fshehur"
Sivjet meditimet e Ushtrimeve Shpirtërore të Kreshmës, me temën "Të ndriçuar nga një Lavdi e Fshehur", i udhëheq imzot Erik Varden, prelat i Trondheim (Norvegji), një ipeshkëv i ri, murg trappist, i lindur në vitin 1974. Biografia e tij është shumë interesante: ai është konvertuar në fénë katolike. Lindur në një familje luterane, por jo praktikuese, në moshën 15 vjeç ai u ndjeu thirrjen e Zotit ndërsa po dëgjonte simfoninë Nr. 2 (Ringjallja) të kompozitorit Gustav Mahler. Zgjedhja "origjinale" e Leonit XIV për të marrë një murg trappist – për herë të parë që nga viti 1929 – si predikues të Ushtrimeve "të tij" të para Shpirtërore si Papë është mbresëlënëse.
Tema e Ushtrimeve Shpirtërore është: "I ndriçuar nga një Lavdi e Fshehur, një Udhëtim i Kreshmëve". Do të ketë dy meditime në ditë: në orën 9:00 të mëngjesit, të paraprira nga Lutja e Ditës, dhe në orën 17:00 pasdite, ndjekur nga Adhurimi Eukaristik dhe Lutja Mbrëmësore. Pas reflektimit të parë mbi temën: "Hyrja në Kreshmë" (tema e sotme), janë planifikuar dy të tjera rreth Shën Bernardit: "Shën Bernardi, idealisti" nesër në mëngjes, më 23 shkurt, dhe "Shën Bernardi, realisti", në plan për pasditen e 26 shkurtit. Temat e tjera kanë të bëjnë me ndihmën e Zotit; të bëhemi të lirë; shkëlqimi i së vërtetës; një mijë do të bien; "Unë do ta lavdëroj atë"; engjëjt e Hyjit; mbi shqyrtimin dhe do të përfundojnë me një meditim përfundimtar të përqendruar te "Përcjellja e Shpresës".
Imzot Varden: paqja e krishterë, “kusht për një shoqëri të shndërruar”
Meditimi i parë në Kapelën Paolina për Leonin XIV dhe Kurien Romake, pasditen e së dielës, 22 shkurt, nga predikatari, ipeshkvi, murg trapist. norvegjez i Trondheim-it, mbi temën “Hyrja në Kreshmë”. Kreshma është koha e një lufte shpirtërore në kërkim të një paqeje “që bota nuk mund ta japë” dhe që “dëshmon praninë e vazhdueshme të Jezusit në ne”.
“Paqja e krishterë nuk është një premtim për një jetë të lehtë; është kushti për një shoqëri të shndërruar”, nënvizoi Imzot Erik Varden, murg i urdhrit Trapistë dhe ipeshkëv i Trondheim-it, në Norvegji, në meditimin e parë për Ushtrimet Shpirtërore mbajtur përpara Papës dhe kardinalëve me banim në Romë dhe krerëve të Dikastereve të Kuries Romake, pasditen e së dielës, 22 shkurt, në Kapelën Paolina të Pallatit Apostolik, me temën “Hyrja në Kreshmë”.
Historia e ushtrimeve shpirtërore në Kurien romake
Historia e ushtrimeve shpirtërore në Kurien romake është mjaft "moderne". Ishte Papa Piu XI ai që i themeloi ato në vitin 1929, me Letrën Enciklike mbi Ushtrimet Shpirtërore, "Mens Nostra", në të cilën ai informoi botën katolike për vendimin e tij për të mbajtur një kurs vjetor Ushtrimesh shpirtërore në Vatikan. "Sëmundja e madhe e epokës moderne është mungesa e reflektimit... Mirë, por tashti, Ushtrimet shpirtërore, duke e detyruar njeriun në kundrim të brendshëm shpirtëror, reflektim, meditim dhe vetë-ekzaminim, janë një shkollë e mrekullueshme edukimi për aftësitë njerëzore, prej të cilave mendja mëson të reflektojë, vullneti forcohet, pasionet kontrollohen, aktiviteti merr drejtim, një normë, një impuls efektiv dhe i gjithë shpirti ngrihet në fisnikërinë dhe madhështinë e tij të lindur".
