Papa: i bekon të gjithë me lutjen e Shën Françeskut, Zoti na e dhashtë paqen!
R.SH. Vatikan
«Të dashur vëllezër dhe motra,
Ju përshëndes me përzemërsi të gjithëve ju, të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në këtë ditë të parë të vitit. Urimet më të mira për paqe dhe çdo bekim!
I përgjigjem me mirënjohje të thellë urimeve të Presidentit të Republikës Italiane, z. Sergio Mattarella!
Që nga 1 janari 1968, sipas vullnetit të Papës Shën Palit VI, sot kremtohet Dita Botërore e Paqes. Në mesazhin tim, doja të përsërisja urimin që Zoti më frymëzoi të ofroja kur më thirri në këtë shërbim: “Paqja qoftë me ju të gjithë!” Një paqe e çarmatosur dhe çarmatosëse që vjen nga Zoti, një dhuratë e dashurisë së tij të pakushtëzuar, besuar përgjegjësisë sonë.
Të dashur, me hirin e Krishtit, le të fillojmë sot të ndërtojmë një vit paqeje, duke çarmatosur zemrat tona dhe duke u treguar të përmbajtur përballë çdo dhune.
Shpreh vlerësimin tim për nismat e panumërta të promovuara me këtë rast në të gjithë botën. Në veçanti, kujtoj Marshimin Kombëtar që u zhvillua mbrëmë në Katania dhe përshëndes pjesëmarrësit në atë të organizuar sot nga bashkësia e Shën Egjidit.
Përshëndes gjithashtu grupin e studentëve dhe mësuesve nga Richland, New Jersey, dhe të gjithë banorët e Romës dhe shtegtarët e pranishëm.
"Në fillim të këtij viti, në të cilin përkon tetëqindvjetori i vdekjes së Shën Françeskut, dëshiroj t'i përcjell çdo personi bekimin e tij të marrë nga Shkrimi i Shenjtë: Zoti të bekoftë dhe të ruajttë! E shfaqtë fytyrën e vet para teje dhe pastë mëshirë për ty; e ktheftë shikimin e vet drejt teje dhe të dhashtë paqe". Kështu u shpreh Papa Leoni XIV gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot (Angelus). "Shenjtja Mari, Nëna e Zotit na udhëheqtë në rrugëtimin e vitit të ri. Gëzuar të gjithëve!.
Nëna e Shenjtë e Zotit na priftë në udhëtimin e Vitit të ri. Urimet më të mira të gjithëve!», përfundoi Papa
