Kërko

Papa me anëtarët e Kolegjit të Kardinalëve në Sallën e Sinodit, gjatë takimit të 10 majit 2025, dy ditë pas zgjedhjes së tij Papa me anëtarët e Kolegjit të Kardinalëve në Sallën e Sinodit, gjatë takimit të 10 majit 2025, dy ditë pas zgjedhjes së tij

Papa dhe Kardinalët, Koncistori i Jashtëzakonshëm më 7 dhe 8 janar

Në program janë tri seanca të Koncistorit të Jashtëzakonshëm, duke nisur që sot pasdite, 7 janar, dhe duke përfunduar nesër, e enjte 8 janar, kur Papa do të bashkremtojë Meshën me kardinalët e pranishëm në Altarin e Katedres së Shën Pjetrit. Ndër temat: liturgjia, sinodaliteti, reforma e Kuries Romake, ungjillëzimi.

R.SH. / Vatikan

Evangelii Gaudium dhe natyra misionare e Kishës, kushtetuta apostolike Praedicate Evangelium, roli i Kuries romake dhe marrëdhënia e saj me Kishat e veçanta, sinodaliteti dhe liturgjia. Mbi këto tema do të trajtohen sot, e mërkure 7, e nesër, e enjte 8 janar, gjatë punimeve të Koncistorit të Jashtëzakonshëm thirrur nga Papa Leoni XIV, i pari i papnisë të tij. Dy ditë lutje, diskutime dhe reflektime, në frymën e vëllazërisë dhe të bashkimit, të cilat Papa do t'i jetojë me anëtarët e Kolegjit të Kardinalëve, shumë prej të cilëve dje morën pjesë në ritin e mbylljes së Portës Shenjte të Bazilikës së Shën Pjetrit në përfudimin e Jubileut dhe në Meshën e festës së Dëftimit të Zotit (Ujit të Bekuar). Takimi ka për qëllim " të nxisë një shoshitje të përbashkët dhe t’i ofrojë mbështetje e këshillim Atit të Shenjtë në ushtrimin e përgjegjësisë së tij të lartë dhe të rëndë në qeverisjen e Kishës universale.”

Koncistori hapet sot pasdite, në orën 16:00, në Sallën e Sinodit, në Vatikan. Punimet mbahen me dyer të mbyllura, në praninë e Papës. Nesër, më 8 janar, Ati i Shenjtë Leoni XIV do të bashkëkremtojë Meshën me kardinalët në Altarin e Katedrës, në Bazilikën e Vatikanit. Seanca e mëngjesit do të fillojë më pas, në orën 9:30, e do të vazhdojë deri në orën 12:45, përsëri në Sallën e Sinodit. Papa dhe kardinalët do të takohen, së fundi pasdite, nga ora 15:15 deri në orën 19:00, me përfundimin e takimit dy-ditor.

Kujtojmë se Kolegji i kardinalor ka 245 kardinalë, nga të cilët 122 zgjedhës dhe 123 jo-zgjedhës. Që nga 5 janari i kaluar, me 80-vjetorin e Kardinalit Mario Zenari, nunc apostolik në Siri, kardinalët jo zgjedhës i tejkalojnë kardinalët zgjedhës për herë të parë në historinë e Kishës.

07 janar 2026, 11:00