Kërko

Lule dhe mesazhe u vendosën përpara barit Le Constellation në Crans-Montana, ku shpërtheu zjarri në natën e Vitit të Ri. (ANSA) Lule dhe mesazhe u vendosën përpara barit Le Constellation në Crans-Montana, ku shpërtheu zjarri në natën e Vitit të Ri. (ANSA)

Dhimbja e Papës për viktimat e zjarrit në Crans-Montana

Në një telegram me firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Parolin, Leoni XIV shpreh ngushëllimin për të plagosurit nga zjarri që ndodhi në Zvicër natën e Shën Silvestrit dhe lutet për viktimat dhe familjet që qajnë të dashurit e tyre.

R.SH. / Vatikan

Pas marrjes së lajmit për zjarrin tragjik që ndodhi natën e 1 janarit në Crans-Montana, në Zvicër, që shkaktoi më shumë se 40 të vdekur dhe disa të plagosur, Leoni XIV deshi të bashkohet “me dhimbjen e familjeve” të përfshira në këtë tragjedi “dhe të gjithë Konfederatën Zvicerane” duke dërguar ngushëllime tij një telegram, me firmën e kardinalit sekretar të Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, ipeshkvit të dioqezës zvicerane të Sionit, Imzot Jean-Marie Lovey.

Papës lutet për viktimat dhe të afërmit

Papa shpreh “afërsinë dhe pjesëmarrjen ” e tij në dhimbjen e të afërmve të viktimave dhe lutet që Zoti të pranojë ata që humbën jetën “në shtëpinë e Tij të paqes e dritës” dhe “të mbështesë guximin e atyre që vuajnë në zemër ose në trup”. Papës lutet që “Nëna e Zotit, me butësinë e saj”, t’u sjellë “ngushëllimin e fesë të gjithë atyre që janë goditur nga kjo tragjedi, duke i përforcuar ata “në shpresë”.

Pesë ditë zie në Zvicër

Ndërkohë, autoritetet zvicerane shpallën pesë ditë zie, ndërsa ndërmjet rreth 100 personave që janë shtruar në spital, shumë prej tyre ende nuk janë identifikuar. Në zonën rreth barit “Le Costellation”, një vend i njohur për të rinjtë, ku shpërtheu zjarri, po shtohen lule dhe homazhe me kalimin e orëve, dhe në Qendrën e Kongreseve të Crans-Montana vazhdon të mbërrijnë familjarë dhe miq të personave që ndodheshin në lokal natën e Natës së Silvestrit, për të marrë lajme nga forcat e policisë mbi fatin e të dashurve të tyre dhe për mbështetje nga psikologët.

02 janar 2026, 12:50