Pope Leo XIV� Angelus prayer in Vatican

Papa: të lutemi që të gjithë fëmijët e botës të jetojnë në paqe

Në përfundim të Engjëllit të Tënzot, Leoni XIV u kërkoi të vegjëlve t’i thonë lutjet para Betlehemit, pastaj u bekoi shtatoret e Krishtit Fëmijë, siç është zakon të Dielën IV të Ardhjes.

R.SH. / Vatikan

Me hundët përpjetë, lartuar nga dritarja e Papës, mbajnë në duar Krishtin Fëmijë, që e sollën nga shtëpia, duke pritur bekimin e Tij nga Leoni XIV. Shumë fëmijë u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit sot, 21 dhjetor, me familjet dhe katekistët e tyre, për të marrë pjesë në nismën organizuar nga Centro Oratori Romani që nga viti 1969 me Papën Pali VI, gjë që vazhdoi edhe gjatë viteve me pasardhës të tjerë të Pjetrit. Kjo është hera e parë që Papa Leoni u drejtoi një lutje të rëndësishme të vegjëlve, me këtë rast.

Fëmijë të dashur, para skenës së lindjes, lutjuni edhe Jezusit për qëllimet e Papës. Në veçanti, le të lutemi së bashku që të gjithë fëmijët e botës të jetojnë në paqe. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime!

Bekimi

Një lutje për paqen, e njëjta paqe që sjell në botë Krishti Fëmijë. Leoni XIV bekon shtatoret e vogla, disa të zhveshura në grazhd, të tjera me rroba të bardha dhe të arta, "për t'u vendosur", thotë Papa, "në Shpellat e shtëpive, shkollave dhe oratoreve tuaja". Më pas, bekimi:

E mbi Krishtin Fëmijë dhe të gjitha shprehjet e fesë sonë, ju bekoftë gjithmonë Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt

Para bekimit, Ipeshkvi i Romës përshëndeti besimtarët nga të katër anët e Italisë dhe të botës, duke përfshirë edhe Spanjën e Hong Kongun. Një falënderim, edhe për anëtarët e Fondacionit "Agostiniani nel Mondo", me rastin e përvjetorit.

21 dhjetor 2025, 13:21