Papa Leoni XIV pret Presidentin e Kroacisë
R.SH. / Vatikan
Sot paradite, më 5 dhjetor, Papa Leoni XIV priti në audiencë Andrej Plenković, President i Qeverisë së Republikës së Kroacisë, i cili dje u takua me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, i shoqëruar nga Imzot Mihăiţă Blaj, Nënsekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.
Konflikti në Ukrainë në qendër të bisedimeve
"Gjatë bisedimeve të përzemërta në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit", thuhet në një deklaratë nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, "u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira midis Shtetit dhe Kishës lokale dhe qëllimi për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë". Gjatë bisedimeve, u shkëmbyen pikëpamje mbi disa tema, me vëmendje të veçantë bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe konfliktit në Ukrainë.
