Kërko

I Vigili del fuoco mettono i fiori in braccio a Maria a Piazza di Spagna  (ANSA) I Vigili del fuoco mettono i fiori in braccio a Maria a Piazza di Spagna (ANSA)

Leoni XIV: Marisë ia besojmë lutjen tonë për paqe

Në përfundim të lutjes mariane të Engjëllit të Zotit, Papa kujtoi homazhet e pasdites, 8 dhjetor, për Zonjën e Papërlyer, në Piazza di Spagna. Në përshëndetjet e tij, iu drejtua edhe Veprimit Katolik, i cili sot feston Ditën e antarësimit.

R.SH. / Vatikani

Ju, të dashur romakë e shtegtarë, ju ftoj këtë pasdite në Sheshin e Spanjës, në Romë, ku do të shkoj për t’i bërë homazhet tradicionale Virgjërës së Papërlyer. Ndërmjetësimit të saj ia besojmë lutjen tonë të vazhdueshme për paqe!

Papa Leoni, në Solemnitetin e Zojës së Papërlyer, kujtoi aktin tradicional të përkushtimit ndaj Virgjërës Mari, planifikuar për këtë pasdite, 8 dhjetor. Papa do të mbërrijë në orën 16:00 në Piazza Mignanelli. Do të mirëpritet nga Kardinali Vikar Baldo Reina dhe nga Kryetari i Bashkisë, Roberto Gualtieri. Do të ndalet në lutje tek këmbët e shtyllës 12 metra të lartë, në majë të së cilës qëndron një shtatore e Zojës, dhe do të lërë aty një kurorë me lule.

Të jemi dëshmitarë të besueshëm të Ungjillit.

Gjatë përshëndetjeve, Papa kujtoi edhe anëtarët e Veprimit Katolik Italian, të cilët sot, në bashkësitë e tyre famullitare, festojnë Ditën e Anëtarësimit. Kjo ngjarje bie gjithmonë më 8 dhjetor, rastësi që bëhet angazhim, për ta jetuar fenë në jetën e përditshme, në punë, në studim, në familje dhe në marrëdhënie të vazhdueshme.

U uroj të gjithëve punë të frytshme formuese dhe apostolike, në mënyrë që të jenë dëshmitarë të besueshëm të Ungjillit.

Së fundmi, Papa përshëndeti edhe grupin nga Rocca di Papa dhe bekoi pishtarin me të cilin do të ndezin Yllin e Krishtlindjes në fortesën e qytetit. Ndër përshëndetjet e tjera, Ati i Shenjtë iu drejtua të rinjve të Zojës së Papërlyer, të cilët iu përgjigjën me britma dhe hove gëzimi.

08 dhjetor 2025, 15:57